Anonimati / Privatësia
Mbroni dosjet
Nëse përdorni Windows XP-në ose Vista-n, mund t’ju vini fjalëkalim dosjeve të ndryshme nëpërmjet Folder Guard-it (rreth 40 $ te www.folder-guard.com , ose falas versioni-provë në ZERO DVD ). Ose thjesht kompresoni përmbajtjen e dosjes në një skedar ZIP, duke përdorur WinZip-in (rreth 30 $ tewww.winzip.com , ose falas versioni- provë në ZERO DVD), dhe futini skedarit Zip një fjalëkalim. Kjo bën gjithashtu edhe kriptimin e skedarëve.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Mbroni dosjet MacKrijoni një “dosje” të mbrojtur me fjalëkalim në Mac OS, duke përdorur programin Disk Utility për të krijuar imazhin e diskut dosjes fillestare. Vendosini fjalëkalim. Skedari .DMG që përftohet ka të gjithë përmbajtjen dhe mund të rivendoset me një të klikuar.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Mbroni gjithçka me fjalëkalime
Mund t’u vini fjalëkalime të gjithë skedarëve që krijohen me anë të Microsoft Office. Vendosini fjalëkalim një dokumenti Word-i dhe pastaj kriptojeni atë. Këtë mund ta bëni te tabi Security, që ndodhet tek Options. Në Word 2007 bëjini Save As, shkoni te menyja Tools dhe hapni General Options (opcione të përgjithshme). Mund t’u vini fjalëkalime edhe skedarëve PDF dhe atyre të krijuara me OpenOffice.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shmangni kompromentimin
Mos ngarkoni informacione personale në rrjetet shoqërore (social networks), duke u lënë dorë të lirë njerëzve të vjelin detajet tuaja. Mos ngarkoni fotografi kompromentuese. Gjërat që ndodhen në ueb kanë tendencën të bëhen të disponueshme përgjithmonë. Merrni në konsideratë Wayback Machine (Makinerinë e Prapakthimit) te www.archive.org .
No comments:
Post a Comment