Saturday, April 15, 2017

ÅVision Thesari i njohurive kompjuterike dhe më gjërë


ÅVision Thesari i njohurive kompjuterike dhe më gjërë

Kemi muaj me radhë që po punojmë për të publikuar një galeri tutorialesh (Mësimesh) kompjuterike dhe në lidhje me internetin. Së shpejti këtë thesar njohurish do e publikojmë në forume dhe faqe të ndryshme.
Qëllimi im i vetëm është që t’ju vij në ndihmë të gjithë atyre që kane nevojë dhe dëshirë të arrinjnë një nivel aftësish dhe kompetencash kompjuterike që do t’i konsideroja te domosdoshme po ti referohesha zhvillimit aktual botëror kompjuterik dhe përhapjes në shkallë të gjërë që ka marrë interneti sot kudo në botë.
Duke patur parasysh këtë realitet dhe duke e ditur se sa e vështirë është gjetja e informacioneve në Gjuhën Shqipe në internet vendosa të realizoj këtë thesar njohurish dhe ta vë në dispozicion të gjithkujt që ka minimalisht  dëshirë dhe vullnet që kompjuteri i tij të punojë shkëlqyeshëm dhe të mos gjendet i shtangur para kompjuterit kur në një ditë të bukur mund të shohë që nuk mund të jetë më “pronar” i llogarisë së tij të facebook-ut, etj, etj.

Në këtë thesar gjenden teknika, mësime, hile, sekrete,  dhe gjithcka tjetër rreth kompjuterit dhe internetit. Gjithashtu, duke patur parasysh magjinë që mund të bëjë Photoshop kam përfshirë një grup mësimesh edhe për këtë program relativisht jo i lehtë për t’u përdorur.
Ju siguroj që do mbeteni të kënaqur nga arritjet që do mund të realizoni me ndihmën e këtij thesari njohurish.
 Dua t’ju kujtoj që ky publikim mund të zgjasë edhe  disa muaj pasi ende nuk e kam përfunduar dhe arritur maksimumin e mundshëm, gjithashtu kam edhe projekte të tjera për të realizuar. Deri atëherë kush ka dëshirë  mund të më kontaktojë në adresën e e-mailit në mënyrë që ti dërgoj  po me e-mail mësime të pjesshmë rreth asaj që mund të jeni të interesuar. 
Adresa e e-mailit: {al.avision@gmail.com}

Shënim i rëndësishëm:
ÅVision është një sipërmarrje  e vogel që ndodhet në Elbasan, themeluar nga Ardit Muça para një viti (Për më shumë shikoni informacionin në profiling e ÅVision).
Eksperienca e mëparshme edhe jashtë shtetit dhe ajo akadamike na bëjnë ne të aftë në këtë fushë.
Për të shuar kureshtjen tuaj unë nuk kam ndonjë arsim të vecantë si inxhinieri kompjuterike apo dicka të tillë, përkundrazi profesioni im është ekonomist, por ia jam dedikuar IT.
Galeria e mësimeve të mësipërme nuk është shpikuar nga une (As Bill Gates nuk i di të gjitha ato që përmban Windowsi i tij), por unë kam punuar me muaj me radhë për ti grumbulluar, përpunuar, përshtatur dhe verifikuar.
Nuk quhet  vjedhje një informacion i marrë nga vizita ime në një faqe internet, madje nga vizita ime atje pronari i asaj faqeje ka marrë të ardhura, thjesht nga vizita ime atje.
E dini sesa vlen youtube sot (Është blerë nga google vetëm për disa ml dollar), kjo faqe sot vlen miliarda $. Po ku qëndrojnë të ardhurat e kësaj faqe kur dimë që të gjithë nuk paguajmë asgjë për videot që  publikojmë apo shohim ne youtube? E dini se edhe kërkimi më banal që bën gjithsecili në google i sjell të ardhura dikujt tjetër kushedi se ku ndodhet? Pikërisht nga këto cent të grumbulluara është krijuar ajo vlerë marramendëse e youtube.
Nuk dëshiroj të zgjatem më tej pasi bota e internetit është vërtetëë e jashtëzakonshme
Ju uroj suksese të gjithëve.

No comments:

Post a Comment