Saturday, April 15, 2017

Gjeni Driverat e PC - RadarSync

Gjeni Driverat e PC - RadarSyncProblemi i gjetjes së driverave është një problem që e ka çdokush që instalo Windowsin nga fillimi apo kur bën update diçka të re. Gjetja e tyre nuk është aq e thjeshtë sa mendohet. Madje ka raste që duhen harxhuar orë të tëra duke kërkuar në Google për të gjet ato të duhurit. Duhet të dish çfarë Motherboardi ke edhe të dhënat e sistemit.

Me pak fjalë është një punë që për një fillestar është jashtazakonisht e vështirë. Në këtë pikë na duhet diçka ose një program që të skanoj automatikisht kompjuterin tonë edhe të shohi nëse driverat janë në versionin e fundit apo nëse mungon ndonjë nga ato.

Ka disa programe që e bëjnë këtë gjë por që duhet të paguajmë për ti përdorur. Vet kohë më parë bleva një program që quhesh Driver Detective edhe që ishte shumë i mirë por mbas 1 viti i skadonte liçenca edhe duhesh bler sërisht.

Përveç këtyre versioneve me pagesë ka edhe një version që është Open Source edhe që besoj do i vij në ndihmë secilit. Programi quhet RadarSync edhe është në 2 Versione: i pari falas edhe i dyti me pagesë nëse don të hiqen rreklamat e programit ose nëse don support.

Versioni falas është mëse i mjaftueshëm për të gjetur ato drivera që doni e për t’ju mbaruar punë. Programi punon si në sistemin operativ Windows XP ashtu edhe në atë Vista. Ju nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse ta instaloni edhe të shtypni butonin për të skanuar PC tuaj. Më pas programi do të shohi se kush driver i mungon edhe se kush driver ka një version të ri online. Pasi ka mbaruar skanimi ju mund të zgjidhni se cilët driver doni me shkarkuar. Edhe kjo gje bëhet automatikisht nga programi.

Unë e testova vet këtë program edhe më gjeti disa drivera që kishin dal në versionin e ri të tyre edhe që mbasi i bëra Upgrade më sollën ca përmirësime në Pc. Kështu që personalisht do ja këshilloja të gjithëve të kishin një program të tillë.

Për më shumë informacione mund të vizitoni faqen zyrtare të 
http://www.radarsync.com/

No comments:

Post a Comment