Saturday, April 15, 2017

Horizontal Type Tool (T) – Vegla e shkrimit horizontal

Horizontal Type Tool (T) – Vegla e shkrimit horizontal
Me ane te kesaj vegle mundemi te shkruajme mbi nje foto.Me nje klikim te vetem ne nje pjese te fotos shohim te shfaqet nje shigjete horizontale me dy kulme te drejta. Ne kete moment mund te nisim te shkruajme c’te duam.Ose me anen e nje click and drag(kliko dhe terhiq)mund te formojme nje kuadrat brenda se cilit mund te shkruajme.Ka shume opsione per veglen e shkrimit.Provoni dhe vete , do ta shikoni qe eshte nje kenaqesi me vete.
Pen Tool (P) – Vegla stilolaps
Kete vegel e permendem pikerisht me siper. Kjo perdoret  per te krijuar vija apo udherrefyes mbi te cilat ne mund te perdorim me pas veglen e Path Selection te permendur pak me lart ne menyre qe te zgjedhe vijat apo rrugen qe ku do punohet me foton. Keto udherrefyes mund te perdoren ne menyra te ndryshme me se shumti per te krijuar fushat e zgjedhura te fotos apo per te krijuar bashkangjitur keto udherrefyes.Mund ta perdorim kete vegel duke klikuar per te shtuar nje pike.Nese beni click and drag (kliko dhe terhiq) ju mund te ndryshoni formen e udherrefyesit qe keni krijuar , ne kete menyre ju lejohet te perkulni apo te vijezoni (t’i jepni forme)udherrefyesit per nje zgjedhje(selektim me te sakte)

Rectangle Tool (U) – Vegla drejtkendesh
Kur opsioni eshte i pandryshuar ajo pikturon nje (Shape Layer) shtrese ne trajten e drejtkendeshit. Ai e mbush drejtkendeshin me nje ngjyre cfaredo te cilen ju e keni zgjedhur me pare. Eshte pak e komplikuar kshq mos e vrisni mendjen qe ne fillim me kete.
Notes Tool (N) – Vegla e shenimeve
Kjo vegel mund te perdoret per te vendosur kuti te vogla me  shenime mbi imazhet qe deshironi. Keto jane shume te nevojshme ne rast se ju qe e perdorni jeni nje natyre pak harraqe apo imazhet qe jeni duke punuar po ja tregoni edhe nje mikut tuaj per shkembim eksperience. Jam teper i sigurt qe kjo funksionon me imazhe (foto) ne format PSD.
Eyedropper Tool (I) – Vegla ”pikatore”
Kjo vegel ndryshon sfondin e perparme te fotos ne te cilen jeni duke punuar ne ngjyren te cilen ju klikoni. Duke mbajtur te shtypur tastin [Alt] ju mund te ndryshoni ngjyren e sfondit te fotos te cilen jeni duke perpunuar.

Hand Tool (T) – Vegla dore
You shkurtoni dhe thjeshtoni punen tuaj duke perdorur kete vegel.Kjo sherben per te levizur krejt imazhin brenda perbrenda dritares. Keshtu nese e keni zmadhuar foton dhe pjesa ku po punoni eshte me e madhe se dritarja ju mund te perdorni fare mire veglen ”Hand Tool” per te naviguar ne cdo pjese te fotos suaj. Thjesht do beni nje click and drag.  Nese jeni duke punuar me nje vegel tjeter mund te shtoni fare thjesht edhe ‘Hand Tool’ duke mbajtur te shtypur tastin e hapesires [Spacebar].

No comments:

Post a Comment