Saturday, April 15, 2017

Një set me programe që nuk duhet t'i mungojnë kompjuterit tuaj

Një set me programe që nuk duhet t'i mungojnë kompjuterit tuaj

Po listoj një numër programesh, të cilët janë falas dhe të dobishëm për kompjuterin tuaj. Këta programe i kam testuar vetë, dhe vazhdoj ti kem të instaluar në kompjuterin tim. Me këta programe kompjuteri juaj do të punojë më shpejt, do të jetë më i sigurt, shkurt i pastër dhe efiçent. 
  • Advanced SystemCare   [Ky program ju mundëson një sërë procesesh automatikisht, si pastrim regjistri,  optimizim sistemi,  utilitete, etj.]
  • Glary Utilities                  [Një program shumë i mirë për pastrimin e  kompjuterit dhe  përmirësimin e tij ndjeshëm,  ka dhe çinstalues, etj.]
  • CCleaner                        [Edhe ky është një program shumë i mirë për pastrimin e kompjuterit, madje ky program ka dhe gjuhën shqipe.]
  • Defraggler                      [Defragmentimi i HDD është shumë i domosdoshëm për kompjuterin tuaj,  me këtë program është mjaft e lehtë.]
  • BitDefender QuickScan  [Ky aplikacion ia vlen vërtetë,  për vetëm 2 minuta ju jep një  përgjigje nëse kompjuteri juaj është i infektuar......]

No comments:

Post a Comment