Sigurimi i Kompjuterit
Çfarë janë viruset?
Virus është fjalë e përgjithëshme për programe keqbërëse që janë të aftë të
infektojnë kompjuterat dhe të shpërndahen vetvetiu. Viruse nuk lindin vetvetiu
por programohen nga specialistët e kompjuterave për të kryer funksione të
ndryshme. Viruset kanë për qëllim dëmtimin e skedarëve, fshirjen e memorjes,
përgjimin dhe spiunimin, vjedhjen e informacionit, ngadalësimin e rrjeteve
kompjuterike, etj.
Si hyjnë në kompjuter?
Virusët shpërndahen me të gjitha mënyrat që shpërndahen edhe skedarët e tjerë.
Ata mund të shkarkohen nga interneti, mund të jenë bashkëngjitur në email, mund
të hyjnë nga kompjuterat e tjerë, nga disketat, CD, etj.
Disa viruse pëhapen vetvetiu duke shfrytëzuar dobësi të sistemit operativ
(windows, linux, mac, etj), por shumica e tyre merren në kompjuter nga vetë
përdoruesi.
Si të mbrohem prej virusëve?
Mbrojtja më e mirë është që t'i parandalosh dhe mos t'u japësh mundësi të
infektojë skedarët e kompjuterit. Po arritën të infektojë kompjuterin, ateherë
nuk ke garanci se kompjuteri mund të pastrohet plotësisht. Viruset që kanë për
qëllim vjedhjen ose spiunimin zakonisht pastrohen pa prolem, por viruset që
dëmtojnë skedarët e sistemit operativ zakonisht nuk mund të pastrohen dhe të
detyrojnë të fshish gjithçka që ke në kompjuter dhe të fillosh nga fillimi.
Sistemi operativ nuk është i aftë të mbrojë kundër viruseve, prandaj nevojiten
programe antiviruse që janë të aftë të zbulojnë viruset dhe të mbrojnë kundër
infektimit.
Si punojnë antivirusët?
Antivirusët kanë një listë të madhe të viruseve të njohur dhe monitorojnë kompjuterin
gjatë gjithë kohës për të zbuluar nëse ndonjë prej tyre është futur në
kompjuter.
Kriminelët e kompjuterave ndërtojnë viruse të rinj çdo ditë, prandaj edhe lista
e viruseve duhet azhurnuar shpesh. Kompania që ka prodhuar antivirusin studion
viruset e rinj dhe publikon azhurnimet që mundësojnë zbulimin, mbrojtjen dhe
luftimin kundër infeksioneve. Disa antiviruse azhurnohen automatikisht, ndërsa
disa të tjerë duhet të azhurnohen nga përdoruesi i kompjuterit, zakonisht duke
shkarkuar dhe instaluar azhurnimet nga faqja e kompanisë në internet.
Përveç monitorimit të kompjuterit, antivirus të jep mundësinë të bësh një
kontroll (ose scan) të të gjithë skedarëve të kompjuterit. Kontrolli
këshillohet të bëhet të paktën njëherë në muaj, sidomos për kompjuterat që
shkëmbejnë informacion në internet, në rrjetet lokale, ose me disketa, CD, etj.
A mjafton antivirusi?
Instalimi i antivirusit është i domosdoshëm dhe ofron mbrojtje kundër viruseve
por në botën kompjuterike rreziku nuk vjen vetëm nga viruset. Ka dhe programe
të tjera që bëjnë reklama, ndryshojnë konfigurimin e kompjuterit, ngadalësojnë
internetin, hapin dyer të fsheta në kompjuter, përgjojnë informacionin që
shkëmbehet, vjedhin fjalëkalimet, etj. Nuk ka asnjë program që të mbrojë kundër
gjithë këtyre rreziqeve, prandaj është detyra e përdoruesit të kompjuterit që
të tregojë kujdes dhe të mirëmbajë kompjuterin.
Si të parandaloj sulmet?
1. Azhurnoni sistemin operativ për të arnuar të gjitha problemet që mund të
shfrytëzohen nga keqbërësit. Konfiguroheni kompjuterin që të azhurnohet
automatikisht ose kujtohuni që ta azhurnoni vetë çdo muaj. Përdoruesit e
Microsoft Windows mund të përdorin Windows Update nga menuja Start ose të
shkojnë tek www.windowsupdate.com.
2. Instaloni antivirusin dhe azhurnojeni atë të paktën çdo muaj. Antivirusi
duhet të jetë i aktivizuar gjatë gjithë kohës që kompjuteri qëndron hapur. Çdo
muaj është mirë që të bëhet një kontroll i plotë i kompjuterit. Disa antivirusë
azhurnohen dhe kontrollojnë kompjuterin vetvetiu. Antivirusët më të njohur janë
Norton/Symantec, McAfee, Panda, Kaspersky, AVG.
3. Nqs e keni të lidhur kompjuterin në internet, është mirë të instalohet dhe
një program firewall. Firewall përkthehet "murr i zjarrtë" dhe quhet
i tillë sepse ndërton një shtresë tjetër sigurie përreth kompjuterit. Të gjithë
programet që duan të komunikojnë me kompjuterin tuaj, duhet të kalojnë përmes
firewall dhe firewall lejon vetëm ata programe që kanë marrë leje nga
përdoruesi. P.Sh. Firewall i jep leje Internet Explorer të komunikojë lirshëm
sepse është shfletues i faqeve të internetit por nuk lejon programin VNC sepse
ky program lejon një person tjetër të futet në kompjuterin tuaj. Ata që
përdorin Windows XP, e kanë firewall të instaluar dhe mjafton të pëdorni
Windows Update për të marrë versionin e fundit të tij.
4. Instaloni programe kundër spiunëve dhe reklamave, që edhe pse nuk e dëmtojnë
kompjuterin, janë tepër të bezdisshme dhe nuk hiqen kollaj. Programet më të
mirë janë Microsoft Antispyware, Ad-Aware, Spybot, CWShredder, HijackThis, etj.
Kjo është temë më vete për të cilën mund të lexoni më shumë këtu.
Pra, kryesorja është azhurnimi i Windows. Të gjitha problemet e sigurimit
riparohen me azhurnimet, prandaj Windows Update është hapi më i rëndësishëm në
mbrojtjen e kompjuterit. Pas riparimit të Windows vjen antivirusi, pastaj
firewall, dhe pastaj antispiuni (antispyware).
Këshillohet që të instaloni me patjetër një program antivirus në kompjuter, por
nëse keni probleme me instalimin e antivirusit, mund të përdorni një prej shërbimeve
më poshtë që ofrojnë të kontrollojnë kompjuterin falas nëpërmjet shfletuesit të
internetit.
http://security.symantec.com/sscv6/d...d=ie&venid=sym
http://safety.live.com/site/en-US/default.htm
http://us.mcafee.com/root/mfs/default.asp
http://www.pandasoftware.com/products/activescan.htm
http://www.kaspersky.com/virusscanner
http://support.f-secure.com/enu/home/ols.shtml
http://www3.ca.com/securityadvisor/virusinfo/scan.aspx
http://www.bitdefender.com/scan8/ie.html
No comments:
Post a Comment