- Të matim nivelin e privatësisë që ka llogaria jonë e
Facebook
Përsa i përket privatësisë dhe sigurisë në
Facebook është folur vazhdimisht, ka patur probleme, janë bërë ndryshime
kolosale, dhe të gjithë kemi qënë dhe duhet të jemi me të drejtë të shqetësuar
përsa i përket sigurisë së llogarisë që kemi në Facebook.
Tani ekziston një faqe e cila na ndihmon që të
shohim ku jemi, pra sa të sigurtë e kemi llogarinë tone.
Profile Watch, ky aplikacion online na jep për pak sekonda
nivelin e sigurisë të llogarisë që kemi nga 1 deri ne 10. Duhet kuptuar që niveli
absolutisht maksimal është shifra 10, ndërsa sa më afër 1 do të thotë që jemi
në hall të madh.
Gjithçka është shumë e thjeshtë mjafton të
kopjojmë URL e profilit tone (që ka këtë formë http://www.facebook.com/ ……….. që është unike për secilin përdorues) dhe më pas ta fusim për kontroll
tek faqja e sipërpërmendur.
Ky është aplikacioni http://www.profilewatch.org/
No comments:
Post a Comment