Teoria
e Viruseve,Sigurimi i Kompjuterëve
CFARE JANE VIRUSET ?
Viruset jane programe te ndertuara mbi kod dhe/ose skripte, qe ndryshe nga
programet e tjere ne kompjuter, ndertohen ne shumicen e rasteve me qellime
dashakeqe (per te shqetesuar dhe bezdisur perdoruesin e kompjuterit apo per te
demtuar). Them ne shumicen e rasteve, sepse ne raste te rralla ka edhe viruse
qe krijohen me qellim mbrojtjeje, sic ben NATO, FBI apo organizata te tjera te
rangjeve te tilla (Sic ben kohet e fundit edhe Shqiperia e cila ka blere ndonje
version te vjeter te Magic Lantern). Shto ketu edhe kategorine e Trojanve te
publikuar me licence RAT (Remote Administration Tool). Disa viruse infektojne
skedaret .com apo .exe, ndersa disa te tjere perhapen duke i'u bashkangjitur
pershembull dokumenteve Word apo Excel. Kur nje skedar i infektuar aktivizohet
nga perdoruesi, (sipas llojit), aktivizohet ne format e tij te ndryshme edhe
vete virusi. Viruset kane nje "payload". Me fjalen
"payload" nenkuptohet qellimi final per te cilin eshte ndertuar ai
virus, pra dicka e ngjashme me levizjen "mat" ne shah. Sot ekzistojne
dhjetera mijera viruse te shkruajtur ne gjuhe te ndryshme programimi.Sa per te
krijuar nje ide per shpejtesine eksponenciale te zhvillimit te tyre po jap nje
statistike te vetme, per vetem njerin nga llojet e shumta te viruseve. Ne vitin
1986, u diagnostikua boot virusi i pare. Deri ne vitin 2002 kjo shifer ka
arritur ne 70.000 te tille.
No comments:
Post a Comment