- Tregoni kujdes me internetin në shqiperi!
Kini kujdes kur përdorni
Internetin në Shqipëri! U bënë disa raste që po dëgjoj nga miq
të ndryshëm të cilët kanë rënë pre e një trendi
të ri(?) shqiptar! Vjedhja e informacioneve personale! Fjalëkalime të
Facebook, të dhënat personale të kartës së kreditit, fjalëkalime
e-maili etj etj.
Viktimat
tipike janë të rinjtë emigrantë të cilët futen dhe
përdorin “Internet-Kafete” në qytetet e ndryshme shqiptare. Interneti,
duhet pranuar, kohët e fundit po jeton një boom në përdorim dhe
në Shqipëri. Kompanitë e ndryshme shqiptare po ofrojnë shërbime
të reja dita ditës. Shtëpitë shqiptare po pajisen me kompjutera dhe
me linja interneti dita ditës.
Problemi
qëndron tek të rinjtë që kthehen me pushime, qëndrimi i tyre
është disa ditor/javor dhe me shumë gjasa
vizitojnë më shumë vëndet bregdetare dhe mundësia për
një akses Interneti është shumë e limituar. Mundësia e tyre e
vetme është pikërisht ndonjë nga të shumtat qëndra interneti ku
ofrohet ky shërbim.
Çfarë ndodh?
Ndodh që këto qëndra interneti kanë një ”Administrator” (situata
tipike: një çun i ri i cili gjatë kohës së punës lundron
vetë në Internet dhe me anë të një programi
administrues kontrollon orarin e aksesit të klientit për tarifa
të caktuara).
Qëndrat e Internetit
në Shqiperi kanë disa vite që kanë hapur dyert e tyre si
një formë e re “biznesi” mjafton një hyrje (me qera) një numër
i konsiderueshëm kompjuterash + një linjë interneti dhe ngrihet
në këmbë një ”biznes” i ri! Fillimisht kur shërbimi i Internetit
ishte akoma i limituar shumica e këtyre qëndrave ofronin lojrat “multiplayer”
si ProEvolution Soccer, CounterStrike apo Call of Duty, Interneti perdorej
vetem per “Chat” me anë të programit mIRC ku shqiptarët komunikonin
ndërmjet tyre ne servera te ndryshëm shqiptarë apo të
huaj, më vonë me hyrjen e Internetit në masë dhe
rritjen e kërkesës për një akses të tillë, kjo formë biznesi i
lojrave (multiplayer) online u zevendesua në përdorimin në masë të internetit.
Tashmë me
sa duket revanshi i ka kaluar rrjetit social “Facebook” sdq nuk
mungojnë ata të paktë vizitorë që e përdorin për
të lexuar postën elektronike apo për të kryer blerje online.
Problemi është se
mosha tipike e Administratorit (të punësuarit) të këtyre
qëndrave është ajo “adoleshente” dhe siç dihet një moshë e
tillë është ajo e rebelimit. Të gjithë me një lundrim
në internet ndihen “Crackers” (Hackers për adoleshentët) me
akses të plotë tek të gjithë kompjuterat e qëndrës ku ata punojnë.
Me një liri përdorimi të plotë të këtyre kompjuterave në fjalë,
lëvizja tipike e tyre është instalimi i “keyloggers” në to dhe
mbledhja e të dhënave të viktimës së radhës!
Por ajo që nuk
dinë është se ata (zakonisht
të rinjtë në këto kohë që po jetojmë janë edukuar
me “mbylljen e llogarive në kohën që ngrihen nga kompjuterat ku
përdorin fjalëkalimet personale”) në të vërtetë
kanë rënë pre e një mashtrimi pikërisht nga “Administratori” (i
punësuari) akka “legeni” i qendrës së internetit!
Ajo që duhet
të bëni është që të mos
përdorni në asnjë mënyrë qëndrat e Internetit (kudo jo
vetëm në shqipëri) për të kryer blerje online, nuk duhet të
vendosni fjalëkalime të email-eve ku mbani të dhëna personale të rëndësishme si
psh “fjalëkalime hosti” (pasi brënda ditës do shikoni domainet që do
transferohen dhe do humbisni gjurmët e tyre), do shikoni që karta juaj e
kreditit është përdorur dhe me të janë kryer blerje me shuma të ndryshme parash.
Mundësi tjetër kohët e
fundit siç kemi mësuar është dhe denonicimi në zyrën përkatëse të policisë së
Tiranës! Për gazetën Standard është prononcuar shefi
i seksionit të ri në policinë e Tiranës për Krimin Kompjuterik Hergis
Icja i cili vë në dijeni qytetarët për masat e sigurisë që duhen
marrë dhe gjithashtu njofton që nëse ju bini viktimë i një krimi të tille duhet
patjeter ta denonconi atë, në këtë mënyrë autoritetet përkatëse do kryejnë
funksionin e tyre!
No comments:
Post a Comment