Saturday, April 15, 2017

Viruset me email shperndahen ne 3 forma:

Viruset me email shperndahen ne 3 forma:
- Adrese faqeje qe ju serviret ne mesazh
- Skript qe eshte perfshire ne trupin e mesazhit
- Skedar i bashkengjitur qe eshte ne vetvete virus

Per te paren, une e shpjegova me lart dhe me pak fjale nje person qe ju e njihni ose nuk e njihni ju fton te vizitoni nje faqe qe ju nuk e keni vizituar me pare. Kete mesazh ju mund ta merrni nga nje miku juaj qe eshte infektuar me ate virus, ose nga nje person krejtesisht i panjohur. Ajo qe duhet te beni ne te tilla raste eshte:

1. Shikoni adresen e lidhjes qe ju servirin, nese duket e dyshimte, nuk keni perse te klikoni por fshiheni direkt ate mesazh.

2. Fshini mesazhin pa menduar dy here dhe pa u bere aspak kurioz.


Ne rastin e dyte, trupi i mesazhit mund te jete krejtesisht bosh dhe mesazhi ka patur nje skript perbrenda qe vihet ne funksionim sapo ju klikoni mbi mesazhin per ta pare. Kjo menyre infektimi parandalohet duke mos lejuar perdorimin e gjuheve skriptive ne kerkuesin tuaj te cilin perdorni per te ardhur verdalle ne Internet. Shanset per tu infektuar ne kete menyre jane shume te vogla.

Rasti i trete eshte edhe rasti me i rrezikshem qe krijon me shume viktima se cdo rast tjeter. Me pak fjale, ju dergohet nje mesazh qe ka nje skedar te bashkengjitur. Derguesi mund te jete nje person i infektuar qe ju mund te keni shkembyer mesazhe me pare, ose nje person qe ju nuk e njihni qe po perpiqet tu hapi ju probleme. Ai ju dergon nje mesazh ne te cilin ai perpiqet tu mashtroje ne forma nga me te ndryshmet:

- Mund tu thote se po ju dergon nje program se si tu mbroje nga nje virus, dhe ju fton qe ta hapni dhe klikoni mbi skedarin.

- Mund tu thote se po ju dergon nje program falas, ose nje loje qe ju mund ta luani direkt duke klikuar mbi skedarin e bashkengjitur.

... e shume mashtrime te tjera te ketij lloji.

Duhet te kini parasysh, se marrja e nje mesazhi te tille nuk eshte kercenuese per ju per aq kohe sa ju nuk hapni ose klikoni mbi skedarin e bashkengjitur mesazhit.

Keshillat e mia per ju:

- Asnjehere mos u beni kurioz te lexoni mesazhe nga persona qe nuk i njihni dhe qe ju dergojne skedare te bashkengjitur.

- Asnjehere mos hapni skedar me prapashtesa .bat . exe .src .vb .mpg .vbx .ocx pasi keto jane formate skedaresh qe perdoren per viruse.

- Asnjehere mos hapni skedare te tille qe ju vine nga adresa e miqve tuaj, pasi ata mund te jene infektuar vete dhe jua percjellin kete mesazh edhe ju automatikisht nga virusi.

- Asnjehere mos hapni kartolina elektronike qe ua dergojne persona qe nuk i njihni pasi kjo eshte nje forme tjeter shperndarje virusi. Eshte me mire te fshish nje kartoline, se sa te humbesh gjithe informacionin qe ke ne kompjuterin tuaj.

No comments:

Post a Comment