1.
Zgjidhni emrin e duhur për
domainin tuaj
Suksesi i një faqeje nis që tek zgjedhja e domainit që doni të
përdorni. Shumë persona shpesh nga “ekstaza” për të hapur një faqe të re, bëjnë
gabim që në hapin e parë të rrugës. Kam parë që shumë persona kërkojnë të
kopjojnë emrat domeinësh ekzistues ose të imitojnë ato. Ky është një gabim i
madh sepse ju nuk bëheni gjë tjetër veçse një rreklamim pasiv. Pastaj ka shumë
raste që persona të ndryshëm zgjedhin emra domainesh shumë të gjatë, që prap
është jo në avantazh të lexuesve të cilët mund ta harrojnë ose ta shkruajnë
gabim.
Një gabim tjetër është edhe përdorimi i domaineve me mbaresa
.org ose të tjera që zakonisht janë “të rezervuar” për organizata e jo faqe
personale. Bëni mirë që të keni një domain .com ose .al (domain shqiptar). E di
që është vështirë të gjesh një emër të mirë me këtë lloj mbarese por lini
fantazinë tuaj të punoj edhe zgjidhni një domain jo shumë të gjat edhe jo të
vështirë. Gjithashtu nëse doni të keni një faqe të suksesshme do ju sugjeroja
të hiqnit dorë nga domainet falas. Kurseni pak edhe paguani një domain tamam
sepse mund të vij një ditë që faqja të bëhet e famshme e me një domain falas mund
të ndodhin shumë surpriza të këqija.
Personalisht preferoj të blej domainin jo të lidhur me hostin
sepse mund të ndodhin shumë keqkuptime ose transferi hosti e kështu ju duhet të
prisni sa të bëhet kalimi i domainit tek shërbimi i ri e kështu me radhë. Nëse
përdorni shërbime të ndryshme si NameCheap, GooDaddy, Name, Dot.AL që mundësojnë vetëm blerjen e domaineve, keni
bër një hapë të mirë përpara. Gjithashtu ka plotë shërbime si Domai.Nr të cilët ju mundojnë në sugjerime për emra domainesh.
No comments:
Post a Comment