1. Zgjidhni Hostin e duhur
Hosti është një tjetër
element si Domaini që duhet zgjedhur me kujdes. Ndryshe nga i pari që nuk
“ndërrohet”, hostin mund ta ndërroni pa problem nëse jeni të pakënaqur me të
parin. Si edhe më sipër un do ju këshilloja të hiqni dorë nga hoste falas apo
nga hoste të dhuruar nga të tjerët. Mos harroni se ju nuk keni kurr akses të
plotë aty edhe mund të ndodh që një ditë t’ju bllokohen të gjitha e të humbni
punën edhe vizitorët tuaj. Ka plotë eksperienca të këqija nëpër forume, kështu
që për një faqe serioze duhet të fusni dorën në portofol.
Në ditë e sotme të
gjesh hoste shumë të lira nuk është vështirë. Mjafton të shikosh HostGator, JustHost apo e shumë të
tjerë që për pak dollar të ofrojnë hoste të mira e shumë të lira. Unë do ju
këshilloja që në fillim ta nisni me një host të tille aventurën tuaj e nëse
shihni që faqja juaj rritet edhe keni ngadalësime në hapjen e saj, duhet të
kaloni në një VPS ose Dedicated Server. Këto normalisht janë shumë më të
shtrenjtë se Shared Hosting por edhe performanca e faqes tuaj do të jetë shumë
e ndjeshme. Feniksi.Com është e hostuar tek Host.AL edhe ne jemi shumë të kënaqur për gjëndjen e
funksionimin e serverit. Një suport mjaft i mirë që do ja këshilloja të
gjithëve që do donin një host cilësor e aq më shumë Shqiptar.
No comments:
Post a Comment