Saturday, April 15, 2017

A DALLOHEN VIRUSET ME SY?

A DALLOHEN VIRUSET ME SY?
Sigurisht qe dallohen, pasi skedaret e viruseve kane nje prapashtese dhe format te caktuar. Keto prapashtesa zakonisht jane .bat .com .exe .ocx .scr .patch .vbx etj. Nese ju shikoni qe skedari i bashkengjitur ka nje prapashtese te tille, atehere menjehere e kuptoni qe eshte virus. Kjo eshte menyra me e mire per te parandaluar viruset qe ju vine me email. Me poshte do te shkruaj edhe per disa menyra te tjera qe ju te mbroheni nga viruset.





1. Tregoni kujdes ndaj skedareve te bashkengjitur ne nje mesazh

Sa here qe dikush ju dergon nje mesazh te shoqeruar me nje skedar te bashkengjitur ne te, duhet te mendoheni 2 here para se te klikoni mbi skedarin. Gjeja e pare qe duhet te beni eshte verifikimi i prapashteses se skedarit dhe nese ajo futet ne grupin e viruseve. Nese mesazhi ju dergohet nga nje person qe ju nuk e njihni, fshijeni menjehere ate pa u bere aspak kurioz. Kurioziteti i tepruar eshte fatal ne te tilla raste !

2. Perdorni filtra per mesazhet qe ju vine

Filtrat jane instruksione qe ju i perdorni nga llogaria juaj per te parandaluar mesazhe nga persona te padeshiruar. Ne rast se ju merrni nje mesazh me nje virus atehere futeni personin ne listen e zeze ne menyre qe te gjitha mesazhet e tjera qe do te vine nga ky person te fshihen automatikisht nga serveri pa qene nevoja qe ju fshini ne menyre manuale.

3. Raportoni personat qe shperndajen viruse

Hapi tjeter qe ju duhet te ndermerni eshte raportimi i gjithe abuzimeve te tilla, duke u nisur nje mesazh ISP-se apo kompanise qe ofron sherbimin e email. Zakonisht kjo adrese eshte abuse@ISP.com ku ISP mund te jete AOL, Comcast, Earthlink etj. Ky raportim ben te mundur qe kompani qe ofron sherbimin te mari masa ndaj abuzuesve dhe te parandaloje infektimin e metejshem te personave te pafajshem.

4. Perdorni nje llogari me POP3 nese eshte e mundur

Nese keni nje llogari email me POP3, eshte me e sigurt se nje llogari web-based per arsyen se me POP3 ju keni mundesi me shume per te seleksionuar posten tuaj. Llogarite me POP3 bejne te mundur qe te shkarkoni posten ne kompjuterin tuaj me kliente emaili si Eudora apo Outlook qe jane nder me populloret. Keto programe ofrojne shume here me teper se nje web-based email.

Jo vetem aq, por programe si Eudora dhe Outlook te japin mundesine te krijoni filtera me efikase dhe gjithashtu ju lejojne qe te shikoni informacionin e plote te derguesit te mesazhit. Cdo mesazh qe dergohet ka nje parathenie (header) qe permban informacionin e derguesit qe mund te jete i maskuar.

5. Asnjehere mos postoni adresen tuaj te email ne faqe publike ne Internet

Duhet te jeni shume te kujdesshem ne dhenien e adreses tuaj. Mundesisht asnjehere mos e postoni ne faqe interneti publike, pasi ka me mijra robote ne Internet qe skenojne faqe me faqe per te gjetur adresa email. Perpilimi i te tilla listave ben te mundur qe ata qe shkruajne viruse ta kene te lehte shperndarjen e tyre.

6. Informohuni mbi viruset e fundit qe dalin

Tek e fundit, duhet te kuptoni se pavaresisht se sa i rregullt jeni, pavaresisht se sa masa preventive keni marre, arma me e forte ne doren tuaj eshte informacioni. Mos pasja e informacionit per leshimin e viruseve te reja, ben qe ju te ktheheni ne pre e tyre dhe paguani pasojat e infektimit. Viruse te reja dalin dite per dite ne Internet prandaj ju rekomandoj te lexoni rregullisht buletinet qe leshojne kompanite e antiviruseve. Keto kompani dokumentojne gjithcka qe nga format e shperndarjes dhe deri tek se cfare duhet te beni qe te mbroheni prej tyre.

7. Krijoni kopje te informacionit tuaj

Ne menyre qe ta beni gjumin e qete dhe te jene te pergatitur per cdo situate, rekomandohet qe periodikisht (1 here ne dy jave ose 1 muaj) ju te beni nje kopje te gjithe informacionit tuaj ne disk. Kjo mundeson qe nese sistemi juaj kompromentohet nga nje virus, ju mund te instaloni gjithcka sic qe brenda pak minutash. Alternativa e mos pasjes se kopjeve te tilla eshte instalimi i gjithckaje nga fillimi, gje qe kerkon kohe dhe ekspertize qe ju mbase nuk e kini. Do te shkruaj mbi kete ne shkrimin tim te ardhshem mbi viruset.

No comments:

Post a Comment