CFARE ESHTE NE TE VERTETE
NJE VIRUS?
Shume nga ju ne kete pike
po pyesni veten se cfare dreqin quhet virus ne boten dishiitale te 0 dhe
1-shave. Virusi ne jeten reale eshte dicka qe ndodhet ne ajer por ne nuk e
shohim dhe qe perhapet nga vete njerezit e infektuar. Ne boten dixhitale
viruset mund te shihen dhe perbehen nga skedare qe permbajne instruksione me
qellim shkaterrimin apo prishjen e mbarevajtjes se nje makine sic eshte
kompjuetri juaj. Skedaret programohen nga programues qe kane deshire per te
bere keq dhe shkaktuar anomali, pasi kjo eshte nje menyre per te bere buje ose
per tu hakemarre ndaj njerezve qe nuk i kane fort per zemer. Por viruset kane
vetine te shperndahen me nje shpejtesi marramendese(pasi jane programuar ne
kete menyre) ne menyre qe edhe demi i shkaktuar te jete sa me i madh.
Kompjuterat e infektuar infektojne kompjutera te tjere nepermjet dergimit me
email te skedarit qe permban virusin.
Viruset kane forma dhe menyra aktivizimi nga me te ndryshmet por une do te
ndalem vetem tek ata qe perhapen me anen e email. Mjafton nje klikim i juaji
mbi nje skedar te bashkengjitur nje mesazhi qe virusi te aktivizohet dhe
infektoje kompjuterin tuaj. Ju kete e beni ose nga kurioziteti i tepruar ose
nga mesazhi mashtrues qe shoqeron zakonisht nje skedar te tille. Pasojat jane
te medha por te riparueshme.
No comments:
Post a Comment