CILAT JANE SHERBIMET E
NDRYSHME TE EMAIL?
Web-based email
Shume nga ju kane hapur llogari me Hotmail, Yahoo, apo faqe te tjera ne
Internet qe ua ofrojne falas kete sherbim midis tyre edhe faqja jone. Ky
sherbim eshte krijuar nga kompani te ndryshme dhe ju jep ju vetem mundesine e
kontrollimit te postes nepermjet Internetit. Prandaj keto lloj sherbimesh
mbajne emrin "web-based" qe do te thote te ngrituar ne rrjet: mund te
dergoni ose kontrolloni posten tuaj vetem duke vizituar nje faqe ne Internet.
Me pare ju duhet te rregjistroheni me ta dhe ne pak minuta ju keni llogarine
tuaj te email.
POP3 Email
Sic ua shpjegova tek termat, POP3 eshte nje protokoll qe implementohet nga
programet e leximit te postes ne server, dhe mundeson shperndarjen e postes tek
klientet e vet. Zakonisht, te gjitha ISP-te perdorin kete lloj email qe nga
AOL, COMCAST, EARTHLINK e me rradhe. Ky lloj sherbimi nuk ju ofron vetem
kontrollin e postes nepermjet nje faqe interneti, por edhe shkarkimin e postes
tuaj nepermjet klienteve(programeve) te ndryshme qe merren me leximin e postes
si Outlook, Eudora etj. Ky sherbim ne te shumten e rasteve nuk ofrohet falas dhe
llogaria nuk mund te hapet ne Internet por hapet nga ISP juaj kur ju zgjidhni
qe te blini sherbimin e tyre. Falas zakonisht e ofrojne sherbimet publike si
shkollat private dhe publike per nxenesit e vet ose kompanite per punonjesit e
tyre.
SI PERFUNDOJNE VIRUSET NE LLOGARINE TUAJ?
Kjo eshte nje pyetje qe lodh shume naviguesit e rinj te Internetit me nje
njohje te kufizuar teknike te ketij problemi. Shpesh here te gjitheve ju ka
qelluar qe te merrni nje email qe ju josh ose ju fton te vizitoni nje faqe apo
hapni nje skedar qe ua shesin si "loje", "patch per
Windows", "screensaver", "foto" etj por qe ne fakt nuk
eshte ashtu. Pasi ju e hapni kete skedar qe e merrni nga dikush qe nuk e
njihni, pa vetedije ju keni infektuar kompjuterin personal. Pas pak oresh ose
ditesh ju do te shihni dhe pasojat qe nuk mund te jene te dukshme per momentin.
E gjithe kjo ndodh pasi ju nuk keni njohurite e duhura si te reagoni ne episode
te tilla.
Viruset perfundojne ne kutine tuaj postare pasi ju e keni publikuar adresen e
email ne faqe te ndryshme interneti dhe robote te ndryshem kerkimi e lexojne
adresen tuaj dhe e shtojne ne listat e tyre. Keto lista bihen ne dore te shume
individeve qe i perdorin pikerisht per qellime te mbrapshta, qe nga shperndarja
e viruseve e deri tek reklamimet e padeshiruara (SPAM).
Nje menyre tjeter e shperndarjes se viruseve eshte infektimi i miqve dhe
shokeve tuaj me te cilet ju mbani korespondence. Keta miq, pasi infektohen,
viruse te vecanta lexojne gjithe adresen e tyre te emails dhe u dergojne nje
kopje te virusit me shprese se edhe ju do te bini brenda. Ne kete rast, ju do
te merrni nje mesazh mashtrues nga adresa e nje mikut tuaj qe permban nje virus
brenda si skedar te bashkengjitur. Ky mesazh eshte derguar pa vetedijen e mikut
tuaj pasi eshte nje proces zinxhir i nisur nga infektimi me virus qe nuk mund
te ndalet kollaj.
No comments:
Post a Comment