A eshte i veshtire
instalimi i programeve anti-virus?
Instalimi nuk eshte aspak i
veshtire per aq kohe sa ju ndiqni nje pre nje udhezimet qe shoqerojne keto
programe. Programet anti-virus konsiderohen programe kolosale pasi jane ne
perdorim gjate gjithe kohes qe kompjuteri juaj eshte i hapur. Qe nga momenti qe
ju e ndiqni kompjuterin tuaj dhe deri ne momentin qe e fikni, programi juaj
anti-virus do te jete ne funksionim. Vetem ne ato raste ku ju vete e mbyllni me
deshire programin, ai nuk do te jete ne funksionim.
Pavaresisht nga madhesia dhe kompleksiteti i nje programi te tille, kompanite
qe i prodhojne kane shpenzuar kohe dhe energji per te dale me nje program
instalues sa me te thjeshte dhe te shpejte. Pasi blini programin, ose e
shkarkoni ate nga rrjeti, mjaton te fusni CD-ne ne CD-ROM tuaj dhe procesi i
instalimit do te filloje automatikisht duke ju udhezuar se cfare duhet te beni.
Per ata qe e shkarkuan skedarine instalimit nga rrjeti, mjfatojne te klikojne 2
here mbi skedarin setup.exe per te filluar procesin e instalimit. Ky proces
mund te zgjati nga 5-60 minuta duke u varur ne menyre te drejtperdrejte nga
shpejtesia e procesorit tuaj, sasia e memories, dhe shpejtesia e
leximit/shkrimit ne diskun kryesor. Kushdo qe ka 6 muaj qe perdor nje kompjuter
mund te instaloje nje program te tille pa problemin me te vogel.
No comments:
Post a Comment