Saturday, April 15, 2017

Ku mund te gjej nje program te tille?

Ku mund te gjej nje program te tille?
Si fillim duhet te keni parasysh se egziston nje mori programesh te tille nga te cilet ju mund te zgjidhni. Te gjithe keto programe pak a shume kryejne te njejtat funksione dhe nuk mund te thuash se njeri eshte me i mire se tjetri. Pavaresisht se ka nje mori programesh te tille, jane tre qe jane me perdorurit ne Internet qe kane fituar nje fare popullariteti:

- Norton Antivirus
- McAfee Antivirus
- PC-cillin

Norton Anti-virus se bashku me McAfee jane me popullore ne Europe dhe kontinentin amerikan teksa PC-cillin ka nje shtrirje teper te madhe ne tregun aziatik. Gati cdo sistem kompjuteri qe shitet neper dyqane kudo ne bote vjen i shoqeruar me nje program anti-virus. Ne varesi te markes se prodhimit te kompjuterit, do te shikoni edhe njerin prej ketyre 3 programeve te mesiperm. Sony per shembull i shoqeron sistemet e saj me PC-cillin. Keto programe jane kolosale dhe cmimi i tyre varion prandaj nuk mund tu japim nje cmim fiks. Vizitoni faqet zyrtare te ketyre anti-viruseve per te mesuar se si mund te blini keto programe ne Internet, ose mund te vitoni edhe dyqanet elektronike te pakices ne vendet ku ju jetoni. Nese jetoni ne USA, dyqani me cmimet me te favorshme per programet kompjuterike eshte Best Buy.

No comments:

Post a Comment