Saturday, April 15, 2017

Aktivizoni Windows Remote Acces në PC

Aktivizoni Windows Remote Acces në PCWindows Remote Access ju lejon të lidheni me ndonjë PC në distancë pa instaluar asnjë softuer shtesë, por ja problemi: kjo vegël ju lejon të krijoni Host në Windows XP Pro, Windows Vista Business dhe Windows Vista Ultimate. Çdo version i Windows XP ose Vista mund të lidhet si klient.
Si administrator në Windows XP, klikoni Start, klikoni me tastin e djathtë në My Computer dhe zgjidhni Properties dhe pastaj klikoni fushën Remote. Zgjidhni kutinë Allow users to connect remotely to this computer. Nëse dëshironi t’u jepni akses personave të caktuar të cilët nuk kanë akses në këto informacione, zgjidhni Remote Users dhe klikoni Add. Vendosni emrin e përdoruesit në kuti dhe klikoni OK. Klikoni OK përsëri që të ktheheni te System Properties. Klikoni Apply.
Në Vista, klikoni Start, klikoni me të djathtën në Computer, zgjidhni Properties dhe klikoni Remote settings në panelin e majtë. Klikoni butonin afër Allow connections from computers running any version of Remote Desktop. (Nëse jeni duke u lidhur ekskluzivisht mes kompjuterëve me Vista, klikoni edhe butonin e fundit për një proces më të sigurt.) Do të jeni në gjendje të lidheni nga një kompjuter në tjetrin. Që t’u jepni njerëzve të tjerë akses, klikoni Select Users • Add, shkruani emrin e llogarisë dhe klikoni OK për të pasur akses. Klikoni Apply në System Properties.
 

No comments:

Post a Comment