Saturday, April 15, 2017

Futuni në PC me Windows Remote Access të integruar

Futuni në PC me Windows Remote Access të integruarÇdo version i Windows XP ose Vista mund të lidhet si klient i Remote Acess. Ja si të krijoni lidhjen (me siguri të limituar). 
Në CP, klikoni butonin Start dhe zgjedhni All Programs•Accessories•Communications•Remote Desktop Connection. Vendosni emrin e kompjuterit (nëse gjendet në rrjetin lokal) ose adresën IP (nëse është në një lokacion tjetër). Klikoni Connect.
Në Vista, klikoni Start dhe pastaj zgjidhni All Programs•Accessories•Remote Desktop Connection. Në rrjetin lokal shkruani emrin e PC-së ose kërkoni në listën e kompjuterëve. Nëse lidheni përmes internetit, vendosni URL-në e plotë ose adresën IP për të pasur akses nga larg në sistem. Klikoni Connect. Vendosni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin dhe klikoni OK. Nëse jeni duke u lidhur me një kompjuter të bazuar në XP, mund të shihni një paralajmërim; klikoni Yes që të lidheni. Pasi të jeni lidhur, kompjuteri do të shfaqë ekranin e identifikimit, derisa kompjuteri në distancë merret në kontroll nga ju.
 
Ekrani juaj lokal, tastiera dhe miu do të punojnë si të ishin të lidhur me kompjuterin në të cilin jeni kyçur. Kur dëshironi të përfundoni lidhjen, klikoni X në pjesën e sipërme të ekranit. Për të marrë përsëri kontrollin e PC-së tuaj lokal, punoni në mundësinë me dritare duke klikuar ikonën e kornizës (ose klikoni ikonën e minimizimit).

No comments:

Post a Comment