Saturday, April 15, 2017

Rregulloni zgjimin e LAN

Rregulloni zgjimin e LANNjë PC duhet të jetë i ndezur që të pranojë lidhje nga distanca, por nuk duhet ta lini gjithmonë ndezur; Wale-on LAN (opsion të cilin pothuajse të gjithë PC-të e përkrahin në pjesën harduerike në ethernet) pret kërkesa të caktuara në rrjet për ta nxjerrë kompjuterin nga gjendja e gjumit. Disa sisteme mund edhe të startojnë nga gjendja totalisht e fikur. Në cilëndo situatë, sistemi i rrjetit konsumon më pak kohë se një PC i ndezur gjithë kohës, por duhet ta mbajë një sy hapur për t’u aktivizuar menjëherë.
Në Windows XP, klikoni Start, klikoni me tastin e djathtë në My Network Places, dhe zgjidhni Properties. Klikoni me tastin e djathtë të miut në rrjetin tuaj, zgjidhni Properties, klikoni Configure. Në fushën Power Management, klikoni Allow this devise to bring the computer out of stand-by. Përfundoni duke klikuar OK.
Në Vista, hapni Network and Sharing Control Panel dhe klikoni Manage network connections. Klikoni me të djathtën lidhjen me të cilën lidheni në internet dhe pastaj zgjidhni Properties. Klikoni Continue, pastaj Configure. Në fushën Power Management, klikoni kutinë Allow this devise to wake the computer. Klikoni OK.

Ju duhet adresa IP dhe MAC e kompjuterit që është në gjumë për ta zgjuar. Mund t’i merrni këto të dhëna shpejt nga kompjuteri, por kjo nuk do të punojë nëse duhet të futeni në një kompjuter i cili lidhet me internet dhe një ruter qëndron mes kompjuterit dhe botës së jashtme. Në këtë rast, duhet të dini adresën IP dhe MAC të ruterit, e cila mund të gjendet në faqen e administratorit.
 
Për të gjetur adresën IP dhe MAC të kompjuteri tuaj, klikoni Start•Run, shkruani cmd dhe klikoni OK. Shkruani ipconfig/al dhe shtypni Enter. Skanoni rezultatet për një ‘IP Address’ të ethernetit dhe për një ‘Physical Address’ (ose adresë MAC).

Pasi t’i keni këto adresa në dorë, zgjojeni PC në distancë me një vizitë tek DSL Reports’ Wake ON LAN (dslreports.com/wakeup). Nëse kjo nuk funksionon me adresën e ruterit tuaj, konsultoni dokumentacionin e ruterit për instruksione se si ta hapni portin 9.

No comments:

Post a Comment