Thursday, April 13, 2017

Çfarë di interneti për ne?

Çfarë di interneti për ne?

WhatTheInternetKnowsAboutYou është një faqe i cila ju zbulon një pjesë të jetës “private” tuaj në internet. Kjo faqe, e cila në bazë të cookies të ruajtura në shfletues e të kronologjisë së parjes së faqeve na tregon faqet e fundit që janë vizituar. Nëse ne nuk kemi rregulluar mirë disa opsione të shfletuesit (vetëm pak veta dinë ta bëjnë, prsh moslejimin e browserit të regjistrojë adresat, paswordet , etj) atëherë kjo faqe na nxjerr të gjitha. Pra ju nëse keni një kompjuter publik edhe aty hynë shumë persona, ju mund të shihni të gjitha faqet e vizituara nga të tjerët.  Nga ana tjetër Google priret që të thithë sa më shumë informacion rreth përdoruesve të internetit, dmth të gjitha faqet që vizitohen nga ne, shkarkimet që bëjmë e me radhë regjistrohen nga motorët e kërkimit, madje këta motorë kërkimi priren që të marrin në galerinë e tyre sa më shumë informacione tonat të ndryshme.
Shko tek faqja .....

No comments:

Post a Comment