Thursday, April 13, 2017

Siguria e fjalëkalimeve

Pengesa e vetme, ose më saktë porta e vetme që  ju zotëroni për të qëndruar edhe më tutje si pronar i llogarisë suaj është Passwordi. Pra, nëse ju thyejnë passwordin e facebook-ut , të e-mailit, etj, kjo do të thotë që ju kanë hapur derën e shtëpisë, pra nuk jeni më pronarë të shtëpisë. Prandaj kushtojini rëndësi kësaj çështje, jam i sigurt që kjo çështje është shumë e neglizhuar. Dikush përdor datën e lindjes, dikush si i quajnë macen dhe të tjerë përdorin të njëjtin fjalëkalim për të gjitha llogaritë. Por të kesh një fjalëkalim të tillë është sikur të lësh derën e shtëpisë hapur! Sidomos në rastin kur përdorni të njëjtin fjalëkalim në të gjitha llogaritë tuja në Internet dhe nëse një person negativ të gjen fjalëkalimin, ai instiktivisht do ti provojë të gjitha llogaritë me atë fjalëkallim.

No comments:

Post a Comment