Dua te di me shume se si
funksionon nje program i tille..
Pa dashur te hyj ne detaje
qe nuk i hyjne ne pune askujt, do te mundohem qe tu jap nje ide ne vija te
trasha se si funksionon nje program i tille.
Konsiderojeni kompjuterin tuaj si nje shtepi qe ka dyer e dritare ku mund te
hyjne insekte vdekje prurese. Dyert e dritaret e shtepise jane mjetet e komunikimit
qe ju perdorni ne Internet sic jane email, navigimi i internetit, shkarkimi i
skedarevee nga webi. Shtepia po u la per shume kohe pa pastruar ze pluhur dhe e
njejta gje ndodh edhe me kompjuterin. Rolin e fsheses ne kompjuterin tuaj e
luajne pikerisht antiviruset qe heqin pluhurin dhe insektet qe infektojne
shendetin e kompjuterit tuaj. Pra ne gjuhen popullore, antivirusi eshte nje
filter qe nuk lejon qe ne shtepine tuaj te futet as pluhur dhe as insekte qe
jane te demshme per shendetin tuaj.
Le te hidhemi ne gjuhen teknike. Nje program i tille ben nje skenim ne kohe
reale te te gjitha operacioneve qe kane te bejne me shkrimin e informacionit ne
kompjuterin tuaj. Funksioni i dyte komplimentar eshte ai i i monitorimit te
plote i te gjitha programeve qe funksionojne ne kompjuterin tuaj. Jo te gjitha
programet jane programe qe u vine ne ndihme njerezve per te rritur
produktivitetin e tyre, ka edhe programe qe shkruhen per qellime te pasterta
shkaterruese dhe denigruese te punes se individit. Pra roli i programit
anti-virus nuk lejon qe dikush tu shkruaj ne kompjuter nje skedar qe mbart nje
infeksion, ashtu sikunder nuk lejon qe dikush te vere ne funksionim nje program
qe mund te jete me pasoja te keqija per sistemin tuaj kompjuterik. Programi nuk
i izolon dyert dhe dritaret e shtepise tuaj, thjeshte u ve nje rrjete qe nuk
lejon qe te hyjne e te dalin insekte vdekjeprurese.
Shume nga ju ne kete pike po pyesni veten se si ka mundesi qe ky program i njeh
viruset. Pergjigjia eshte shume e thjeshte, vete programi mbart nje liste te
plote te gjithe viruseve qe njihen deri me sot. Kjo liste ne vetvete mbart
"firmen e virusit" sic njihet ne gjyhen teknike. Kjo mundeson qe
programi te beje krahasimin e firmes se viruseve ne liste me skedaret e kompjuterit
tuaj. Nese krahasimi eshte i suksesshem, atehere nje virus eshte gjetur dhe
programi e di se cili virus eshte ai qe ka infektuar kete skedar. Ne rast se
krahasimi deshton, do te thote ne shumicen e rasteve qe skedari eshte i
"pastert". Kjo nuk eshte gjithmone e vertete pasi mos harroni qe
programi vetem njeh ato viruse qe njihen, jo ato qe jane leshuar kohet e fundit
!!!!!
Krahas listes se viruseve, programi eshte programuar qe te ndermarri edhe nje
seri hapash sa here qe nje virus X eshte zbuluar. Ne shumicen e rasteve skedari
qe mbart virusin futet ne karantine qe eshte nje vend ku programi hedh te
gjithe skedaret e infektuar ne kompjuterin tuaj dhe nuk lejon asnje program
tjeter qe ti lexoje. Ose programi mund te mundohet te fshije virusin qe i eshte
bashkengjitur skedarit. Nese ia del ta fshije, skedari mund te perdoret
serrisht nga perdoruesi. Ne rast se nuk ja del, atehere programi e izolon ne
karantine ose e fshin fare skedarin. Ne kete menyre parandalon shtrirjen e
metejshme te epidemise ne kompjuterin tuaj apo me gjere.
Sa here qe ju shkarkoni "updates", programi i shton listes se
viruseve viruse te rinj qe jane zbuluar kohet e fundit. Ne kete menyre,
programi juaj do te jete ne gjendje qe ti dalloje dhe parandaloje keto viruse
para se te jete teper vone per fatin e informacionit ne kompjuterin tuaj.
No comments:
Post a Comment