Saturday, April 15, 2017

Si ta konfiguroj sa me mire per mbrojtje nga viruset ?

Si ta konfiguroj sa me mire per mbrojtje nga viruset ?
Pasi e keni instaluar me sukses, mos kujtoni se tani mund ta beni gjumin rehat. Jeni po aq te ekspozuar aqsa ishit edhe pa kete program me pare, per aq kohe sa ju nuk e konfiguroni ate sic duhet. Ne kete pike secili mund te sjelli eksperiencen e tij, dhe une do tu jap vetem disa keshilla nga eksperienca ime 5 vjecare.

- Asnjehere mos e mbyllni programin por mbaheni gjate gjithe kohes hapur. Programi nuk ju mbron per aq kohe sa nuk eshte ne funksionim.

- Aktivizoni te gjitha llojet e mbrojtjeve qe nuk aktivizohen automatikisht gjate instalimit. Ka mbrojtje si filtrimi i email apo mbrojtja ne rrjet qe jane fakultative qe lihen ne doren e perdoruesit ti aktivizoje.

- Nese ju perdorni nje program si Outlook ose Eudora per te shkarkuar posten tuaj nga nje POP3 server, atehere ju duhet te aktivizoni patjeter mbrojtjen qe ka te beje me filtrimin e email. Kjo mundeson qe cdo mesazh qe shkarkohet nga nje server te filtrohet me pare nga programi perpara se te ruhet ne kompjuterin tuaj.

- Nese jeni nje perdorues i ri i Internetit, duhet te aktivizoni patjeter mbrojtjen e rrjetit qe i jep mundesi programit qe te filtroje cdo skedar qe ju shkarkoni me ose pa vetedije nga rrjeti ne kompjuterin tuaj. Pavaresisht nga eksperienca e secilit ne Internet, kjo u rekomandohet te gjitheve.

- Planifikoni qe te vini ne funksion nje tjeter mundesi qe e ofrojne te tilla programe, filtrimi i gjithe skedareve ne kompjuterin tuaj. Kjo rekomandohet te behet te pakten njehere ne jave dhe keto programe mund ta realizojne kete vete automatikisht, pa qene nevoja qe ju te kujtoheni per nje gje te tille. Mjafton te zgjidhni nje dite te javes dhe nje ore te caktuar, dhe programi do ti zere te gjithe skedaret me rradhe per te pare nese keni ndonje te infektuar me virus.

- Te pakten 1 here ne muaj, ose me shpesh, duhet qe te instruktoni programin tuaj per te pare nese ka nje version me te fundit te tij te cilin ju mund ta shkarkoni automatikisht. Zakonisht, vete programet komunikojne me kompanite e tyre per te pare nese nje version i ri egziston, dhe nese po, ndryshimet me te fundit shkarkohen dhe instalohen ne kompjuterin tuaj. Do ta shtjelloj me ne detaj rendesine e kesaj pak me poshte.

- Merreni gjithmone seriozisht te gjitha paralajmeret qe u jep programi anti-virus dhe asnjehere mos kompromentoni sigurine e sistemit tuaj. Vete programi do te marri masa per ta pastruar sistemin tuaj, dhe do te kerkoje vetem aprovimin tuaj. Nese ju refuzoni, do te jeni te ekspozuar per te infektuar gjithe sistemin.

- Lexoni gjithe dokumentacionin e mundshem qe shoqeron programine instaluar. Sa me shume ju dini per ate program, aq me mire do te jeni ne gjendje qe ta vini ne perdorim per mbrojtjen e informacionit tuaj elektronik.


No comments:

Post a Comment