Saturday, April 15, 2017

KAPITULLI 4. Administrimi i projektit

KAPITULLI 4. Administrimi i projektit
Per te krijuar nje aplikim me Visual Basic, ju duhet te punoni me projekte. Nje projekt eshte koleksioni i skedareve qe perdorni per te krijuar aplikimin.
Kur krijoni nje aplikim, zakonisht krijoni formse te reja, por mund te perdorni dhe modifikoni edhe formse te perdorura nga projekte te tjera. E njejta gje mund te thuhet edhe per modulet e tjera ose skedaret qe mund te perfshihen ne aplikimin tuaj. Pasi te keni bashkuar te gjithe skedaret ne nje projekt, kompilohet projekti dhe krijohet nje skedar i ekzekutueshem

         
         

        Struktura e nje projekti ne Visual Basic


Seksioni i meposhtem pershkruan tipet e ndryshme te skedareve dhe objekteve qe mund te inkludohen ne nje projekt.
Modulet Forms
Modulet Forms (me prapashtesen .frm) mund te permbajne pershkrime te formsit dhe te kontrolleve te tij, perfshire ketu dhe vetite e tyre. Ato mund te permbajne gjithashtu dhe deklarimet ne nivel formsi te konstanteve, variablave, procedurave te jashtme, procedurave te ngjarjeve dhe procedurave te pergjithshme.
         
Modulet Klasa
Klas modulet (me prapashtesen .cls) jane te ngjashem me formset me perjashtim te faktit se ato nuk jane te dukshem nga ana vizuale. Ju mund ti perdorni klas modulet per te krijuar objekte perfshi ketu kodet dhe vetite e tyre.
         
Modulet standarte
Modulet standarte (me prapashtesen .bas) mund te permbajne konstante, variabla publike ose ne nivel moduli si dhe procedura te jashtme dhe publike.
Skedaret burim
Skedaret burim (me prapashtesen .res) permbajne bitmaps, tekste, dhe te dhena te tjera te cilat mund ti ndryshoni pa qene nevoja te modifikoni kodet ne program. Per shembull, nqs ju planifikoni te nderoni programin tuaj ne nje gjuhe te huaj ju mund te grumbulloni tere stringjet dhe bitmap-et ne nje skedar burim te cilin ju mund ta perdorni ne vend te aplikimit. Nje projekt nuk mund te permbaje me shume se nje skedar burim.
Dokumentet ActiveX
Dokumentet ActiveX (.dob) jane te ngjashem me formset por jane te afishueshem vetem ne nje program Interneti sic eshte psh Internet Explorer.
         
Komponentet
Krahas skedareve dhe moduleve ne nje projekt mund te shtohen dhe disa komponente te tjere.
Kontrollet ActiveX
Kontrollet ActiveX (me prapashtesen .ocx) jane kontrolle opsionale (jo te detyrueshem) te cilat mund te shtohen ne toolbox dhe te perdoren me pas ne forms. Kur behet instalimi i Visual Basic-ut skedaret qe permbajne kontrollet e Visual Basic-ut kopjohen ne nje direktori te caktuar (ne nendirektorine \Windows\System te  Windows 95). Kontrollet shtese ActiveX jane shume te dobishem. Ju mund te krijoni kontrolle te tilla vete duke perdorur Visual Basic Profesional.
         
Objetet e shtueshem
Objektet e shtueshem, si Microsoft Excel Worksheet-et, jane komponente te cilet ju mund ti perdorni fare mire ne aplikimin tuaj per te trajtuar ne te, te dhena te krijuara ne nje aplikim tjeter.
         
Referencat
Mund te shtoni gjithashtu referenca te nje kontrolli te jashtem ActiveX qe mund te perdoret nga aplikimi juaj. Ju mund te shtoni referencat duke shfrytazuar komanden Reference te menuse Project.
         
Ndertuesit e Kontolleve ActiveX
Ndertuesit e kontrolleve ActiveX jane mjete per ndertimin e klasave prej te cilave mund te krijohen objekte te ndryshme.
         
Kontrollet Standarde
Kontrollet Standarde jane kontrollet te cilat bejne pjese ne Visual Basic. Te tile jane psh Komand butonet ose frame-t etj. Pra ato qe bejne pjese gjithmone ne toolbox, ndryshe nga kontrollet ActiveX te cilet jane objekte qe shtohen ose hiqen nga toolbox-i.
         


        Krijimi, hapja dhe ruajtja e nje projekti



Kater komandat e menuse File ju lejojne te krijoni, hapni dhe ruani nje projekt.
Komanda
Pershkrimi
New Project
Mbyll projektin korent dhe kerkon nga ju te ruani skedaret qe kane ndryshuar. Me pas ju mund te zgjidhni tipin e projektit qe do te krijoni me ndihmen e dritares se dialogut New Project. Ne kete menyre Visual Basic-u krijon nje projekt te ri me nje skedar te vetem.
Open Project
Mbyll projektin korent dhe kerkon nga ju te ruani skedaret qe kane ndryshuar. Me pas hapet nje projekt ekzistues me tere formset, modulet dhe kontrollet ActiveX qe bejne pjese ne kete projekt (.vbp).
Save Project
Ruan te tera ndryshimet e bera ne projektin korent perfshi ketu formset, modulet standarte dhe klas modulet.
Save Project As
Ruan ndryshimet e bera ne projekt ne nje skedar emrin e te cilit duhet ta vendosni ju ne kete moment. Gjithashtu kerkohet nga ju ruajtja  e te tera formseve dhe moduleve qe gjate kesaj kohe kane persuar ndryshime.

Ekziston gjithashtu mundesia qe nje skedar (forms ose modul) te beje pjese ne projekte te ndryshme (pra ne me shume se nje projekt). Nderkohe duhet patur kujdes se ndryshimet e bera ne kete skedar (forms ose modul) ne nje nga projektet ku ai ben pjese do te reflektohen dhe ne projektet e tjera.
         
Puna me disa Projekte njeheresh
Ne versionin Profesional te Visual Basic-ut eshte e mundur te mbahen hapur disa projekte ne te njejten kohe. Kjo eshte mjaft e dobishme sidomos ne rastet kur duhen ndertuar apo testuar kontrollet apo komponentet e tjere te ndertuar nga vete programuesi. Kur jane ngarkuar me shume se nje projekte shiriti i titullit ne dritaren Project Explorer do te ndryshoje tashme ne Project Group dhe ne kete dritare do te shfaqen te tere komponentet e projekteve te ngarkuara.
           Shtimi i nje projekti ne nje projekt grup
1. Nga menuja File, zgjidhni Add Project.
Afishohet dritarja e dialogut Add Project.
2. Zgjidhni nje projekt ekzistues ose nje te ri e me pas klikoni ne butonin Open.

    Heqja e nje projekti nga nje projekt grup
1. Zgjidhet projekti ose nje nga komponentet e tij ne dritaren Project Explorer.
2. Nga menuja File, zgjidhni Remove Project.
         
         

        Shtimi, heqja dhe ruajtja e skedareve



Te punosh me skedaret brenda nje projekti eshte njesoj si te punosh me vete projektin.
    Shtimi i nje skedari ne nje projekt
1. Zgjidhet menuja Project, komanda Add tipskedari (ku tipskedari eshte nje nga tipet e objekteve ne Visual si Form, MDI Form, Module, Class Module etj).
Dritarja e dialogut Add tipskedari paraqitet ne Figuren 4.2 .
2. Zgjidhet nje skedar ekzistues ose nje i ri dhe klikohet ne butonin Open.
         


Figure 4.2   Dritarja e dialogut Add Form


         
Kur ju shtoni nje skedar ne nje projekt ju nuk beni gje tjeter vecse krijoni nje lidhje midis skedarit dhe projektit, pra ju nuk shtoni nje kopje te ketij skedari ne kete projekt. Si rrjedhoje e kesaj nqs ju e ndryshoni kete skedar ndryshimet e bera do te reflektohen ne te gjithe projektet qe permbajne kete skedar. Per te shmangur kete ruajtja e ndryshimeve ne kete skedar behet duke zgjedhur se pari kete skedar ne dritaren Project Explorer e me pas komanden Save emerskedari As nga menuja File, keshtu ky skedar ruhet me nje emer te ri.
         
    Heqja e nje skedari nga nje projekt
1. Zgjidhet skedari ne dritaren Project Explorer.
2. Nga menuja Project, zgjidhet komanda Remove emerskedari.
          Ne kete menyre skedari hiqet nga projekti por jo nga disku.
         
Nqs ju hiqni nje skedar nga nje projekt, Visual Basic-u e regjistron kete fakt ne skedarin e projektit kur behet ruajtja e tij. Nqs ju fshini nje skedar jashte mjedisit te Visual Basic-ut ai nuk eshte ne gjendje ta reflektoje kete ndryshim ne skedarin e projektit, keshtu nqs ju tentoni te hapni nje projekt te cilit i eshte fshire nje nga skedaret e tij, do te shfaqet nje mesazh gabimi qe ju lajmeron se nje nga skedaret e projektit mungon.
    Ruajtja e nje skedari pa ruajtur projektin
1. Zgjidhet skedari ne dritaren Project Explorer.
2. Nga menuja File, zgjidhet komanda Save emerskedari.
         
Bashkimi i teksteve
Ju mund te shtoni gjithashtu nje tekst ekzistues ne kodet e moduleve tuaja. Kjo eshte shume e dobishme kur ju duhet te shtoni psh nje liste konstantesh ose nje pjese kodi te cilin e keni ruajtur ne nje skedar tekst.
    Shtimi i tekstit ne kodet e projektit
1. Nga dritarja Project, zgjidhet formsi ose moduli ne te cilin do te shtoni kodin.
2. Zgjidhet butoni View Code, dhe pozicionohet kursori ne editorin e kodeve pikerisht ne piken ku do te shtoni kodin.
3. Nga menuja Edit, zgjidhet Insert File.
4. Zgjidhet emri i skedarit tekst te cilin do te shtoni dhe me pas klikohet te butonin Open.
         

        Shtimi i kontrolleve ne nje projekt



Bashkesia e kontrolleve te toolbox-it mund te personalizohet per cdo projekt. Cdo kontroll duhet te ndodhet ne shiritin Toolbox para se ai te shtohet ne nje nga formset e projektit. Fillimisht ne te ndodhen vetem te ashtuquajturat kontrolle standarde per te cilat folem ne kapitullin "Formset, Kontrollet, dhe Menute."
Shtimi i nje kontrolli ActiveX ne nje projekt
Ju mund te shtoni nje kontroll ActiveX ne nje projekt vetem pasi ta shtoni ate ne shiritin toolbox.
    Shtimi i nje kontrolli ne shiritin toolbox
1. Nga menuja Project, zgjidhet komanda Components.
Afishohet dritarja e dialogut Components ashtu sic tregohet ne Figuren 4.3. Elementet e listes se kesaj dritareje dialogu perfshijne kontrollet ActiveX, objektet e shtueshem ndertuesit ActiveX.
2. Shtimi i nje kontrolli (me prapashtese .ocx) ne toolbox behet pasi zgjidhet kutia e zgjedhjes (check box) majtas emrit te kontrollit.
Per te pare listen e kontrolleve me prapashtese .ocx zgjidhet tabi Controls. Per te pare listen e objekteve te shtueshem si psh Microsoft Excel Chart, zgjidhet tabi Insertable Objects.
3. Per te mbyllur dritaren e dialogut Components zgjidhet butoni OK. Te gjithe kontrollet ActiveX qe ju keni zgjedhur shfaqen ne shiritin toolbox.
         
Figure 4.3   Dritarja e dialogut Components


         
Per te shtuar nje kontroll ActiveX ne listen e dritares se dialogut Components, klikohet ne butonin Browse dhe pasi te jeni pozicionuar ne direktorine e duhur zgjidhet skedari perkates me prapashtesen .ocx.
Shenim   Cdo kontroll ActiveX  perfaqesohet nga nje skedar me prapashtesen .oca.
         
Heqja e kontrolleve nga nje projekt
    Heqja e nje kontrolli nga nje projekt
1. Nga menuja Project, zgjidhet komanda Components.
Afishohet dritarja e dialogut Components.
2. Pastrohet kutia e zgjedhjes (check box) majtas cdo kontrolli qe do te hiqet.
Pas ketij veprimi ikona e kontrollit ne fjale zhduket nga shiriti toolbox.
         
Shenim  Ju nuk mund te hiqni nje kontroll nga shiriti toolbox nqs nje kopje e ketij kontrolli eshte perdorur qofte dhe nje here ne nje nga formset e projektit tuaj.
         
Perdorimi i objekteve te aplikimeve te tjera
Mund te perdoren edhe objekte nga aplikime te tjera si ato te inkluduara ne librarine e objekteve te Microsoft Excel ashtu si kontrollet e toolbox-it ose si objektet e programuara me kod.
Per te bere te vlefshem objektet e aplikimit tuaj ne kod, por jo si kontrolle, vendosni nje reference tek libraria e objekteve te ketij aplikimi.
    Per te shtuar nje reference tek nje librari objektesh e nje aplikimi tjeter:
1. Nga menuja Project, zgjidhni References.
Kutia e dialogut References afishohet si ne figuren 4.4.
2.   Zgjidhni kutine e kontrollit te cdo reference qe doni te shtoni ne projekt. Per te shtuar referenca tek aplikimet qe nuk jane te listuara ne kutine e dialogut References, zgjidhni butonin Browse, dhe pastaj zgjidhni aplikimin.
3. Zgjidhni  OK per te shtuar referencat e zgjedhura ne projektin tuaj
         


Figure 4.4 Kutia e dialogut References


            
         
         

        Krijimi dhe ekzekutimi i nje skedari EXE



Ju mund te krijoni nje skedar te ekzekutueshem (.exe) nga Visual Basic-u duke ndjekur kete procedure.
    Krijimi i nje skedari te ekzekutueshem (.exe) ne Visual Basic
1. Nga menuja File, zgjedhim komanden Make emerprojekti .exe ku emerprojekti eshte emri i projektit.
2. Shkruajme emrin e skedarit ose zgjedhim nje skedar ekzistues nqs duam ta mbivendosim ate me te riun.
3. Duke klikuar ne butonin Options, afishohet dritarja Project Properties  (Figura 4.5) ne te cilen mund te specifikojme numrin e versionit te programit si dhe detaje te tjera mbi skedarin e ekzekutueshem.


Figure 4.5   Dritarja Project Properties

         
4. Nqs doni te modifikoni numrin e versionit te projektit vendosni numrat perkates ne tekst bokset Major, Minor, dhe  Revision. Nqs zgjidhni Auto Increment atehere numri Revision rritet me nje njesi sa here ekzekutohet komanda Make emerprojekti .exe.
5. Per ti vene nje emer te ri aplikimit nen Application, shtypim emrin e ri ne tekst boksin Title, ndersa nqs duam te zgjedhim nje ikone per aplikimin zgjedhim nje te tille ne listen icon.
6. Mund te vendosim gjithashtu nen Version Information komente te ndryshme mbi versionin e programit, emrin e kompanise, informacion mbi copyright etj.
7. Klikojme ne butonin OK per te mbyllur dritaren Project Properties dhe perseri klik ne OK ne dritaren Make emeraplikimi .exe per te kompiluar dhe linkuar programin per te krijuar keshtu skedarin e ekzekutueshem .exe.
         
Ne kete menyra ju tani mund te ekzekutoni programin tuaj njelloj si cdo program tjeter Windows-i mjafton te dubel-klikoni ne iconen e tij.

         

        Vendosja e opsioneve ne nje projekt



Visual Basic-u ju lejon te personalizoni cdo projekt duke percaktuar nje bashkesi vetish per te. Per kete mjafton te ekzekutojme komanden Project Properties te menuse Project. Afishohet dritarja e dialogut Project Properties (Figure 4.6). Te gjitha vetite e percaktuara ne kete dritare ruhen ne skedarin e projektit (.vbp).
Figure 4.6   Dritarja Project Properties
         
Tabela e meposhteme pershkruan disa nga opsionet qe mund te percaktoni.
Opsioni                     Pershkrimi
Startup Object           Formsi qe aktivizohet i pari sapo ekzekutohet projekti ose                                          procedura Sub Main( ).
Project Name            Emri i projektit ne kod. Nuk mund te permbaje pike (.)                                                 hapsira, ose te filloje me nje karakter jo alfabetik dhe se                                             fundi nuk mund te kete me shume se 37 karaktere.
Help File                    Emri i skedarit te helpit qe i bashkangjitet projektit.

         

        Perdorimi i wizardeve dhe add-ins



Visual Basic ju lejon te zgjidhni dhe te menaxhoni add-ins, te cilat jane disa shtesa te Visual Basic. Keto shtesa rrisin aftesine e Visual Basic ne zhvillimin e projekteve.
Microsoft dhe kompani te tjera kane krijuar add-ins te cilat ju mund ti perdorni ne aplikimet tuaja. Wizards-et jane nje tip add-in qe mund te thjeshtojne shume disa kategori punesh si psh krijimin e formseve. Disa wizards-e jane perfshire ne Visual Basic.
Perdorimi i Add-In Manager-it
Ju mund te shtoni ose te hiqni nje add-in ne projektin tuaj duke perdorur Add-In Manager-in, i cili aktivizohet ne menune Add-Ins. Dritarja Add-In Manager ( Figure 4.7) pemban listen e tere add-ins. Kutia e zgjedhjes (check box) ne te majte te secilit add-in tregon nese add-in perkates eshte apo jo i zgjedhur apo i instaluar.
Figure 4.7   Dritarja Add-In Manager

         
    Instalimi i nje add-in
1. Nga menuja Add-Ins zgjidhet komanda Add-In Manager.
2. Zgjidhet kutia e zgjedhjes (check box) ne te majte te add-in nese duam ta shtojme, ose pastrohet ajo nese duam ta heqim add-in perkates.
3. Mbasi te keni mbaruar zgjedhjet tuaja klikoni ne butonin OK.
         
Shenim    Zgjedhja e nje add-in mund ta shtoje ate ne menune Add-Ins te Visual Basic-ut.

Perdorimi i Wizards
Wizards e bejne punen me Visual Basic shume te thjeshte mbasi jane ato qe kryejne shume pune ne vendin tuaj. Psh Application Wizard (Figura 4.8) (qe perfshihet ne Visual Basic ju ndihmon ju qe te krijoni nje aplikim duke ju paraqitur nje seri pyetjesh ose zgjedhjesh. Ai krijon per ju formset dhe kodet brenda tyre ne varesi te zgjedhjeve qe ju keni bere. Ajo qe ju mbetet te beni eshte shtimi i kodeve suplementare ne varesi te specifikave te problemit tuaj.
Versioni Profesional i Visual Basic perfshin dhe wizards-e te tjera, perfshi ketu nje Data Form Wizard per krijimin e formseve qe perdorin nje databaze, nje ActiveX Document Wizard per konvertimin e formseve per perdorimin e tyre ne Internet.
Figura 4.8 Application Wizard

         
Wizards-et instalohen ose cinstalohen duke perdorur Add-in Manager-in. Nsq ato jane te instaluara ato shfaqen ne menune Add-Ins. Disa wizards-e te tjera shfaqen si ikona ne dritare te ndryshme dialogu psh. Application Wizard perfaqsohet me nje ikone ne dritaren e dialogut New Project.
    Aktivizimi i  Application Wizard
Nga menuja Add-Ins, zgjidhet Application Wizard.
-     ose      -
1. Nga menja File,  zgjidhet komanda New Project.
2. Klikohet ne ikonen Application Wizard.

No comments:

Post a Comment