Thursday, April 13, 2017

Këshilla për mbojtjen e syve nga monitori & një program për mbrojtjen e syve nga ekrani i kompjuterit

Këshilla për mbojtjen e syve nga monitori & një program për mbrojtjen e syve nga ekrani i kompjuterit

Në qoftë se punoni para kompjuterit për 120 minuta duhet të bëni të paktën 15 minuta pushim


__________________________________________________________________

__________________________________________________________________EyeDefender është një program me vetëm 185 kb, është tepër interesant dhe i nevojshëm për për mbrojtjen e syve. Pasi ta instaloni do keni mundësinë që ta aktivizoni dhe të vendosni opsionin e kohës, dmth pas një kohe të caktuar programi ju  kujton që duhet të pushoni për ca minuta përpara se të vazhdoni punën tuaj.
Shkarko tani programin (falas)
__________________________________________________________________


Këshilla për mbojtjen e syve nga monitori
Studiuesi i sëmundjeve të syrit, Prof. Dr. Timuçin Yilderim, veç këshillës për të qëndruar sa më larg të jetë e mundur nga kompjuteri, këshillon që të zgjidhet një kompjuter me ekran të madh dhe shkronja të mëdha, sesa të afrohet syri pranë ekranit.Dr. Yildirim thekson se shqetësimet astigmatike dhe hipermetropike tek personat që qëndrojnë shumë para kompjuterit, shoqërohen me dhimbje dhe kruajtje të syve. Sipas studiuesit turk, nëse shqetësimet tek përdoruesit e kompjuterit janë të mëdha, atëherë ekziston rreziku për një thyerje të fshehtë brenda syrit.
Distanca prej 30-40 cm shkakton lodhje të syrit
Prof. Dr. Timuçin Yildirim këshillon që syri të lodhet sa më pak të jetë e mundur. Ai thekson se distanca prej 30-40 cm është mëse normale për leximin e librave, qëndrimit para kompjuterit dhe punimeve që kërkojnë përqëndrim. "Kompjuteri është më shqetësuesi, duke pasur parasysh se aty shfaqen objekte që lëvizin, dridhen dhe që përmbajnë ngjyra të forta", deklaron studiuesi.
"Duke punuar për orë të tëra para kompjuterit, sytë fillojnë të skuqen dhe të djegin, duke u pasuar më pas edhe nga probleme të përhershme", deklaron Prof. Dr. Yildirim. Ai vë në dukje edhe rrezikun e shfaqjes së miopisë tek moshat e reja që qëndrojnë për orë të tëra përpara kompjuterit.
Përdorni ekrane të mëdhenj dhe mos fikni dritën e dhomës
Studiuesi këshillon që të qëndrohet sa më larg të jetë e mundur nga ekrani i kompjuterit, duke shtuar: "Në vend që t'i afroheni ekranit kur keni vështirësi në të parë, më mirë është që të zgjidhet një ekran më i madh. Gjithashtu, duhet të zgjidhet një kontrast sa më i ulët dhe më i butë".
Sipas Prof. Dr. Yildirim, ndriçimi i dhomës duhet të jetë i plotë, dhe në rast se si pasojë e punës së gjatë para kompjuterit keni tharje të syrit, atëherë këshillohet edhe lagie artificiale.
"Pasi të keni punuar për një orë mbi kompjuter, atëherë duhet të pushoni për dhjetë minuta duke i mbyllur sytë, ose duke e hedhur shikimin në pamje të largëta që janë qetësuese. Pasi qëndroni për disa orë ulur në një pozicion të palëvizshëm, atëherë ngadalësohet edhe qarkullimi i gjakut që bëhet shkak për mpiksjen e tij. Nëse të gjitha këto bëhen shqetësim për sytë, atëherë këshillohet një vizitë me mjekun okulist", deklaron Prof. Dr. Yildirim.
Njësinë qendrore të kompjuterit vendoseni poshtë tavolinës
Duke u bazuar në studimet elektromanietike, studiuesi turk vë në dukje se kjo pjesë e kompjuterit ndikon negativisht edhe në sy. Ai thotë se njësia qendrore e kompjuterit duhet të vendoset domosdoshmërisht poshtë tavolinës.

No comments:

Post a Comment