Thursday, April 13, 2017

Privatësia në internet, Ghostery (I dobishëm)

Privatësia në internet, Ghostery (I dobishëm)



Privatësia në rrjet është shumë e rëndësishme, nuk duhet të lejojmë që të dhënat tona të përdoren nga të tjerët pa lejen tonë dhe për qëllime të tjetërkujt, qofshin ato joproblematike ose edhe serioze, komerçale ose jo. Mësipër pamë sesi Google Analytics Opt-out Add-on shërbente për të ndaluar Google Analilystics që të merrte të dhënat tona në rrjet, ndërsa tani do shikojmë një tjetër zgjeruaes, përsëri për Google Chrome, i cili është GhosteryGhostery kontrollon sitet që ne vizitojmë dhe ndalon ndonjë komandë HTML, e cila mund të synojë marrjen e informacioneve tona. Realisht shumica e websiteve nëpermjet Analistics, DoubleClik ose AdSense marin të dhënat e vizitorëve, për llogari të websiteve. Ghostery mbështet mbi 200 shërbime. Në momentin që vizitojmë një faqe, në të djathtë të browserit (lart) shfaqet një shirit me ngjyrë të kaltër, ku rreshtohen shërbimet të cilat kërkojnë të dhënat tona, bllokohen.
» Ghostery website privacy policy
Instaloje tani (Google Chrome)
____
» Chrome Web Store 
Këtu do të gjeni një galeri aplikacionesh të mundësuara nga google, që shërbejnë për Chrome. Përfshihet një diversitet i lartë aplikacionesh. Ka aplikacione shumë interesante dhe mbresëlënëse. 
(Shko tani)
____
» Gjithashtu është e këshillueshme që të fshini historinë e kërkimit në internet, në mënyrë që cookies të ndryshme të eleminohen dhe persona të tjerë të mos kenë mundësi të shikojnë historinë e kërkimit tonë në internet.
Ekziston një program  free (Browser Cleaner) dhe shumë i mirë për ta bërë këtë punë për ne, i cili automatikisht fshin çdo gjurmë që kemi në Browserin tonë. Funksionon në të gjithë browserat dhe është i thjeshtë në përdorim. 
Kujdes: Mbyllni çdo shfletues para përdorimit të programit.
Shkarko tani programin (falas)

No comments:

Post a Comment