Saturday, April 15, 2017

KËSHILLA, SI TË MOS MASHTROHESH NGA INTERNETI

KËSHILLA, SI TË MOS MASHTROHESH NGA INTERNETI
Më poshtë vijojnë gjashte nga mashtrimet më të rënda e më të zakonshme. Normalisht, mashtruesit përpiqen t'ju bindin të lini të dhënat tuaja në faqe false


Ka  lloj-lloj historish për njerëz që mbesin me gisht në gojë, pasi investojnë në biznese që u propozohen nga adresa postare në internet. Unë personalisht nuk do ta merrja seriozisht një propozim për të investuar që më vjen në adresën time të e-mailit.



Çdo vit, miliona njerëz mashtrohen nga e-maili. Vetëm në vitin 2005, konsumatorët humbën rreth $14,000 000 000 me mashtrimet e internetit. Fatkeqësisht ky numër është në rritje, sepse "mjeshtrit" mashtrues gjithnjë shpikin metoda të reja për të vjele paratë dhe të dhënat tuaja. Më poshtë vijojnë gjashte nga mashtrimet më të rënda e më të zakonshme. Normalisht, mashtruesit përpiqen t'ju bindin të lini të dhënat tuaja në faqe false. Këto faqe duken të mirëfillta (bile disa janë edhe kopje të faqeve të mirëfillta që ju u besoni), por ato janë të infektuara dhe përhapin viruse, mbledhin emrat për tregtarët e informacionit (spammers), ose të dhënat tuaja personale. Skema të tjera mashtruese përpiqen t'u bindin t'ju përgjigjeni e-maileve që kërkojnë të dhëna personale, si fjalëkalimet dhe llogaritë bankare. Kur marrin këto të dhëna, hajdutët mund t'ju vjedhin paratë e të blejnë me kartat tuaja të kreditit, para se ju të arrini t'i zbuloni ata.

No comments:

Post a Comment