Kujdes
nga të dhënat që jepni në Facebook
Me faqen e rinovuar,
Facebook-u tashmë kërkon të mësojë më shumë gjëra rreth jush. Akoma nuk mund të
parashikohen rezultatet afatgjata të mbledhjes së gjithë këtij informacioni nga
ana e rrjeteve sociale.
“Huffington Post” bën të
ditur se nuk duhet të nënvlerësojmë rreziqet që na kanosen gjatë përdorimit të
këtyre rrjeteve.
1) Datëlindja dhe
vendi:
Megjithëse mund të jetë bukur të lexosh urimet për ditëlindje në faqen e
adresës suaj, mos i jepni mundësinë mashtruesve të përdorin ditëlindjen dhe
vendndodhjen tuaj të vërtetë. Mund të përdorni një date tjetër disa ditë pas ose
para ditëlindjes së vërtetë.
2) Mbiemrin e
vajzërisë së nënës suaj: Mos rrezikoni sigurinë tuaj duke i dhënë përgjigje kësaj
pyetjeje të përdorur në shumicën e siteve.
3) Adresa e shtëpisë: Ky detaj, të cilin mund
ta ndani me të tjerët në Facebook, i lehtëson punën hajdutëve dhe personave
mashtrues.
4) Udhëtimet e gjata që
planifikoni të bëni: Shkrimi i datës së pushimeve do të thotë t’i tregosh hajdutëve
periudhën kur shtëpia mbetet bosh.
5) Fotografi të
papërshtatshme: Fotografi ilegale dhe raciste që mund të vendosni në profilin
tuaj mund të dëmtojnë imazhin dhe të bëhen shkak të pushimit tuaj nga puna.
6) Rrëfimet: Mos e shihni
Facebook-un si një arenë rrëfimesh në të cilën flisni rreth sekreteve tuaja.
7) Numri i telefonit: Nëse e vendosni në
faqen tuaj atëherë kjo do të mundësojë përdorimin e tij edhe nga persona që nuk
keni dëshirë ta marrin vesh.
8) Emri i fëmijës: Edhe kjo mund të
shkaktojë vjedhje të identitetit. Prandaj mos e etiketoni fëmijën tuaj në
fotografi.
9) Sjellje të
çmendura (të rrezikshme): Ndarja e këtyre sjelljeve me të tjerët mund të prishë marrëdhëniet tuaja
me kompanitë e sigurimit.
10)
Pamje nga shtëpia: Veçanërisht fotografi
të cilat pasqyrojnë sende dhe orendi të çmuara mund t’ua lehtësojë punën
hajdutëve.
11)
Lënja hapur e profilit: Hapja e profilit tuaj
nëpërmjet kërkimit të Google përbën një element të rrezikshëm. Për të penguar
arritjen e të huajve deri tek informacionet tuaja më private, shikoni dhe një
here opsionet e privatësisë.
12)
Shmangni aktualizimin e
gjendjes suaj, e cila mund të tregojë mos prezencën në shtëpi. Kjo vlen për
të gjitha rastet qofshin edhe vizitat tek të afërmit apo shëtitje të shkurtra.
No comments:
Post a Comment