-
Privatësia në Internet po zhduket dita ditës, kini kujdes, ruajeni atë
Para disa ditësh Facebook
bëri sërish disa ndryshime në opsionet e përdoruesve të tij! Më poshtë do ju
tregoj disa nga ndryshimet që duhen bërë tek profili juaj(për të ruajtur atë
pak privatësi që ka mbetur), të cilat nëse akoma nuk i keni modifikuar do
ishte në avantazhin tuaj ta bënit.
Ata bëjnë të mundur që
familjarët e tu, e dashura, miqtë e ngushtë, të dokumentojne duke
etiketuar (taguar) dhe komentuar gati çdo lëvizje që ju bëni.
Klikoni tek Account -> Privacy
Settings -> What your friends can share about you.
Fillimisht (nese
nuk e keni bere akoma), këshilloj të ndryshoni opsionin “What
Friends Can Share About You”.
Këtu do shikoni një listë
me opsione të disponueshme për miqtë tuaj, mundesite qe ju jepen miqve mbi
gjerat që ju vendosni ne profilin tuaj për ti ndarë me aplikacionet e
ndryshme (pa dijeninë tuaj).
Sinqerisht
nuk me pëlqen ideja e përdorimit të fotografive të mia nga të tjerët, apo të
përdorimit të të dhënave të mia nga Farmville apo aplikacione të tjera!
Pastaj do shikoni një opsion
të ri Instant Personalization!
Do shikoni që Facebook tashmë ka krijuar partneritet me faqe të tjera sidocs.com, pandora.com dhe Yelp.
Do shikoni që Facebook tashmë ka krijuar partneritet me faqe të tjera sidocs.com, pandora.com dhe Yelp.
Ajo që Facebook sugjeron
është që, të dhënat tuaja të jenë të disponueshme për këta “Partnerë” dhe,
në momentin që ju të vizitoni ata, të jenë në dijeni se kush jeni dhe të kenë
në dispozicion të gjitha të dhënat tuaja!
Klikoni tek Instant Personalization
Hiqni selektimin që
Facebook ka vendosur në Default, për të ndarë të dhënat tuaja me të tjerët!
Problemi është që përdoruesit e Facebook nuk janë bërë anëtarë
të tij nën këto kushte privatësie që ka tani… Problemi qëndron tek fakti që Facebook
po i ndryshon letrat në tavolinë sipas qejfit të tij dhe sa herë që dëshiron,(ndryshimet në fjalë janë
gjithmonë në interes të tij jo të konsumatorit, anetareve).
Një të nesërme do kuptoni që po shfrytëzoheni por do jetë tepër
vonë, të dhënat e tua do jenë në pjatën e bizneseve më të mëdha botërore, do
jenë ata që do vendosin çfarë është dhe çfarë nuk është e mirë për ju!
Përdoruesit duhet të
fillojnë të edukohen rreth përdorimit të Internetit, duhet të tregoheni më të
kujdesshëm, duhet të filloni të trajtoni privatësine me më shumë rëndësi!
No comments:
Post a Comment