Thursday, April 13, 2017

Përdorimi i kompjuterit nga fëmijët

Përdorimi i kompjuterit nga fëmijët
_______________________________________________________________________________________
Përforconi një zonë të caktuar
Sigurohuni gjithmonë që fëmijët të përdorin një zonë të kompjuterit ku ju mund t’i kontrolloni me lehtësi.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Përdorni një kronometër
Vini në zbatim rregulla kohorë për të parandaluar përdorimin e internetit gjatë kohës së lirë. Kjo ofrohet në llogaritë e përdoruesve të Vista-s (madje gjeneron edhe raporte të aktivitetit të përdoruesit) si dhe në shumicën e softuerëve me kontroll prindëror. Mund të gjeni opcione edhe në router-in e rrjetit tuaj.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Kufizojini lojërat

Mos u jepni fëmijëve “çek të bardhë” për kompjuterin, por as mos i lejoni që të ngushëllohen me lojëra. Xbox 360 dhe Nintendo Wii mund të kufizojnë kohën e lojrave për fëmijët në bazë të vlerësimit ESRB për lojërat. Xbox-i vendos kufizim bazuar edhe te vlerësimi MPAA për DVD-të. PlayStation 3-shi ka nivele të tjera kufizimi. (Ndryshojeni fjalëkalimin standard 0000, përndryshe do ta ndryshojë rinia në vendin tuaj). Xbox Live ka të inkorporuar një kronometër familjar për të parandaluar të luajturit e tepërt gjatë ditës ose gjatë javës.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Kini kujdes nga softuerët e rinj
Fëmijët e kuptojnë shpejt nëse kontrolli prindëror kufizohet nga një lloj i vetëm shfletuesi ose softueri dhe thjesht shkarkojnë diçka të re. Blini mjete kontrolli që funksionojnë në të gjithë sistemin. Paketa familjare e Net Nanny-t (rreth 50 $ te www.netnanny.com , ose falas versioni-provë në ZERO DVD) është softueri më i maturuar i kontrollit prindëror që mund të gjeni.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Rrjetet shtëpiakë
Ndryshoni standardin. Shumica e router-ave kanë një emër përdoruesi standard si “admin”, ndërsa fjalëkalimi mungon. Nëse s’i ndryshoni standardet, gjithkush në rrjet mund të hiqet si admin-i.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ndaloni transmetimin 
Emri i rrjetit tuaj pa tel, Service Set Identifier (SSID, identifikuesi i paketës së shërbimit), transmeton në mënyrë që të lehtësojë aksesin nga ana e pajisjeve. Fikeni transmetimin. Kjo do t’i mbajë larg rrjetit tuaj fqinjët kureshtarë.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Filtroni MAC-un e madh 
Çdo pajisje rrjeti ka një adresë Media Access Control (MAC, kontroll i aksesit mediatik). Mund t’i thoni router-it të lejojë vetëm pajisje të cilat i përcaktoni ju. S’bëni keq ta keni këtë.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- WPA-ja ia vlen
Wi-Fi Protected Access (WPA, akses i mbrojtur Wi-Fi) është kriptimi më i mirë i mundshëm për të siguruar një lidhje Wi-Fi. Nëse keni një router dhe një pajisje që mbështet Wi-Fi Protected Setup (WPS, aktivizim i mbrojtur i Wi-Fi), që automatizon kriptimin e çelësave, aq më mirë akoma.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Tunel sigurie
Produkti Hotspot Helper që ofrohet nga JiWire (rreth 25 dollarë në vit) krijon një lidhje VPN (rrjet privat virtual) nga laptop-i juaj në interneti, kur përdorni Wi-Fi publik, në mënyrë që spiunët mos të jenë në gjendje të vjedhin të dhënat tuaja nga ajri.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Siguri fizike
Vini në përdorim trupin. E ardhmja e fjalëkalimeve është biometrika: gjurmët e gishtave, retinat e syve, madje edhe forma e fytyrës suaj. Skanerët për gjurmët e gishtave kanë filluar të gëlojnë duke u përfshirë në laptopë dhe minj. LemonScreen (falas te www.keylemon.com ) i shton njohje faciale Windows XP-së. Për momentin ai vetëm sa e fik kompjuterin kur nuk ju sheh ju në kamerën e uebit.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Kyçeni laptopin
Shumica e kompjuterëve portabël (notebook) janë të pajisur me Kensington Security Slot (ose K-Slot), një vrimë për të vendosur kyçin. Blini një kyç. Përdoreni. Në zyrë ose në kafene. Madje edhe në shtëpi, në rast kur keni ftuar dikë që s’e njihni mirë. Çmimi fillestar i tyre është 25 $.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Vëreni në alarm laptopin
Laptop Alarm (e gjeni në ZERO DVD) është një softuer që transmeton një “britmë” nëse dikush heq spinën ose miun, ose fik kompjuterin pa leje. Madje mund të dërgojë edhe një mesazh paralajmërues në telefonin tuaj.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Gjurmojeni me LoJack
Nuk vlen vetëm për makinat. Softueri i markës LoJack për Windows ose Mac, i prodhuar nga Computrace (www.lojackforlaptops.com ) dërgon vërshëllima të vazhdueshme në serverët e kompanisë. Nëse denoncohet vjedhja e një kompjuteri, Computrace mund t’i tregojë policisë se ku mund ta gjejë.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Siguroni rrjetin tuaj
SecureSpot prodhuar nga D-Link vendoset midis modemit kabllor dhe router-it tuaj dhe ekzekuton antivirusin nga McAfee-ja, duke mbrojtur deri edhe 4 kompjuterë të një rrjeti shtëpiak. Përshin gjithashtu edhe kontrollin prindëror.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Spiunoni me Skype
Kapini hajdutët me presh në duar, duke përdorur Skype-in dhe kamerën e uebit. Aktivizoni përgjigjen automatike të telefonatave me video të kompjuterit tuaj, pastaj telefonojini nga një llogari tjetër e Skype-it. Pasi të keni fikur monitorin dhe zërin, ata s’kanë për ta kuptuar që ju po i shikoni.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Regjistroni lëvizjet
Nëse nuk mund të bëni një telefonatë për të kapur hajdutët, mund t’u vijë në ndihmë softueri Yawcam. Ky është një program që ofrohet falas nga Windows-i dhe mund të zbulojë lëvizjet, të ngarkojë imazhe të fotografuara dhe t’ua dërgojë ju nëpërmjet postës elektronike.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Njihni të drejtat tuaja
Askush nuk i lexon marrëveshjet për liçensat e përdoruesve (ndryshe EULA), marrëveshja ligjore që shfaqet sa herë që instaloni një program, por të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që duhet ta bëjmë. Kontrollojini me EULAlyzer-in (në ZERO DVD). Ai analizon EULA-t dhe vë në dukje probleme të mundshme.

No comments:

Post a Comment