Thursday, April 13, 2017

Spam & Spim

Spam & Spim
_______________________________________________________________________________________

Mos ktheni përgjigje
Kurrën e kurrës mos i ktheni përgjigje një spam-i. Edhe kur bëhet fjalë për një produkt që e dëshironi. Duke e bërë këtë, ju konfirmoni se e keni lexuar dhe adresa juaj shkon në listën e spamer-ave përgjithmonë.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Bllokoni sinjalizuesit
Bëni bllokimin e imazheve që shfaqen në postën tuaj elektronike nëpërmjet softuerit të saj, edhe nëse ky është i bazuar në ueb. Në këtë mënyrë parandaloni “tartabiqet e uebit” (bugs), ose sinjalizuesit, siç quhen ndryshe , të cilët mund të jenë figura me përmasat 1 me 1 piksel dhe nëse i klikoni, i tregoni spamer-it se e keni parë mesazhin e tij, duke e konfirmuar edhe njëherë adresën tuaj.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shmangni programet-merimanga
Nëse ju duhet ta shfaqni detyrimisht adresën tuaj të postës elektronike në internet, shkruani “emri et domeni pikë com”, në mënyrë që mos të zbulohet nga merimangat (program që regjistron faqe ueb për motorrët e kërkimit). Kushdo që s’e përkthen dot shënimin e mësipërm në: emri@domeni.com.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Filtrojeni postën
Përdorni postë elektronike me filtra spam-i. Thunderbird-i ka një bllokues spam-i të inkorporuar, ndërsa Outlook 2003-shi dhe 2007-a përdorin SmartScreen-in për të parë përmbajtjen e mesazheve dhe të përcaktojnë nëse një mesazh është spam. Gmail-i është thuajse i përsosur. Paketat e sigurisë zakonisht përfshijnë filtra spam-i.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ndërlikojini gjërat
Mund t’i bezdisni miqtë tuaj, por sa më e ndërlikuar të jetë adresa e postës suaj elektronike, aq më e vështirë është për spamer-at ta zbulojnë dhe ta deshifrojnë kodin tuaj. Krahasoni:arb8lamce86@gmail.com. Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë me alamce@gmail.com.Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shmangni spim-in
Spam-i në mesazhet e çastit (Instant Messages) quhet spim. Shmangeni duke përdorur një emër përdoruesi të pakuptueshëm (si arb8lamce86) dhe ajo çka është më e rëndësishme: Mos e listoni nofkën tuaj në direktorinë kryesore të programit IM. (Kjo vlen edhe për Skype-n).
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shmangni spim-in II
Disa produkte e luftojnë spim-in, por vetëm për klientët e softuerit të tyre. Shërbimet IM të bazuara në ueb, si ato të Yahoo!-së dhe Gogle-it, nuk janë ende të mbrojtura. , ju vë në dispozicion një adresë që qëndron e aktivizuar për 10 minuta. adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë , ai nuk e meriton t’ju dërgojë mesazhe.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------

No comments:

Post a Comment